Home / Bota / Koronavirusi/Izolimi po jep rezultatet e pritura,shumë shpejt ky shtet do t’i kthehet normalitetit

Koronavirusi/Izolimi po jep rezultatet e pritura,shumë shpejt ky shtet do t’i kthehet normalitetit

Qytetarët në Danimarkë duket se kanë respektuar vetëizolimin, aq sa kryeministrja është shprehur shpresëplotë se së shpejti pritet që të zbuten masat e ndërmarra. Kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen, ka vendosur që së shpejti t’i zbusë masat, pasi rezultatet janë të mira.

Ajo është shprehur më tej se Danimarka mund të fillojë gradualisht dhe me kontroll rikthimin në gjendjen e mëparshme.

“Nëse ne danezët për dy javët e ardhshme, gjatë Pashkëve vazhdojmë mbajmë distancë dhe nëse numrat mbeten të qëndrueshëm, atëherë qeveria do të fillojë një hapje graduale, të qetë dhe të kontrolluar të vendit”, tha Frederiksen në një konferencë për shtyp.

Nëse qytetarët nuk ruajnë distancën me njëri-tjetrin, atëherë masat do të forcohen edhe më tej.

“Nëse numrat fillojnë të rriten përsëri, ose nëse fillojmë të mblidhemi përsëri me njëri-tjetrin duke mos mbajtur distancën, atëherë masat nuk do të hiqen, por do t’i forcojmë edhe më tepër”, deklaroi ajo.

Frederiksen tha se vendimi për të mbyllur shkollat, kopshtet, restorantet, baret, qendrat kulturore dhe vendet e tjera, kishte arritur të ngadalësonte përhapjen e koronavirusit.

“Gjatë javës së kaluar, numri i rasteve është rritur pak më ngadalë se një javë më parë, dhe jo me shpërthimin që kemi parë në vendet e tjera”, tha kryeministrja.

M.C

Check Also

Ditën e Bajramit u martua me një vajzë 50 vite më të re, shkarkohet kreu i bashkisë islame në Maqedoninë e Veriut

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi u shkarkua disa ditë pasi u martua me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + three =