Home / Aktualitet / Koronavirusi/ ISHSH mbyll për 14 ditë Gjykatën e Apelit në Vlorë

Koronavirusi/ ISHSH mbyll për 14 ditë Gjykatën e Apelit në Vlorë

Në Vlorë numrat e Covid-19 janë çdo ditë në rritje.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka mbyllur gjykatën e Apelit në Vlorë. Kjo mbyllje është bërë për shkak se në këtë institucion janë prekur disa persona nga Covid-19.

Bëhet me dije se gjykata e Apelit do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë.

Kujtojmë që situata në vendin tonë është e rënduar sa i përket pandemisë nga koronavirusi. Deri më tani në vendin tonë 810 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 38.182.

Check Also

Kancelarja Merkel tregon datën e saktë, ja kur pritet të përfundojë procesi i vaksinimit

Procesi i vaksinimit në Gjermani do të përfundojë deri në 21 Shtator, la të kuptohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + ten =