Home / Bota / Koronavirusi/ Gjermani u hap dyert e spitaleve pacientëve nga Italia dhe jo vetëm…

Koronavirusi/ Gjermani u hap dyert e spitaleve pacientëve nga Italia dhe jo vetëm…

Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar nga koronavirus në spitalet e tyre.

Gjashtë pacientë me COVID-19 nga Lombardia do të nisën në Saksoni, si nismë e solidaritetit gjerman ndaj Italisë, shkruan tgcom24.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Landit të Saksonisë Michael Kretschmer. Michael Kretschmer theksoi se ai iu përgjigj një kërkese të Italisë për ndihmë.

”Eshtë një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” theksoi ai.

Dresden aktualisht ka 865 raste të konfirmuara të koronavirusit. Eshtë hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga Coronavirusi shkruan gazeta Faz.

 

M.C

Check Also

Thirrje nga OBSH: Shqipëria dhe e gjithë bota të  marrin mësim. Të rrisin numrin e infermierëve …

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se janë gjetur boshllëqe të mëdha në fuqinë punëtore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + eight =