Home / Aktualitet / Koronavirusi, flet Pëllumb Pipero mjeku infeksionist

Koronavirusi, flet Pëllumb Pipero mjeku infeksionist

I ftuar në emisionin e Rudina Magjistari-t, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero foli rreth parandalimit, shkaqeve, simptomave dhe nëse ekziston shpresa e një vaksine kundër virusit COVID-19.

Mjeku infeksionist deklaroi se ende nuk ekziston një mjekim efektiv apo një vaksinë për ta shmangur infektimin me këtë virus, por mund të parandalohet nëpërmjet higjenës personale dhe vigjilencës.

I pyetur nga Rudina Magjistari nëse siguria e vetme që kemi është se mund të diagnostikohet si virus dhe siguria e karantinës, ai u shpreh se për karantinën ai personalisht nuk është i sigurtë dhe ka shumë pikpyetje.

Ja një pjesë e intervistës:

Pëllumb Pipero:

Deri tani ne nuk kemi një mjekim efektiv dhe mjekimi për rastet e sëmura është tërësisht subjektiv, pavarësisht çfarë përdoret në vende të ndryshme.Ndërkohë, qytetarët duhet ta dinë që ka ca ligjshmëri në sëmundjet virale aerogene. Në 100 veta që bien në kontakt me virusin dhe që e marrin virusin, 90 prej tyre nuk sëmuren e kalojnë pa shenja klinike fare dhe 10% sëmuren. Në këto 10%, një pjesë e tyre sëmuren me forma të rënda. Natyrisht që ky është një virus me shumë të panjohura, por aktualisht me të dhënat që kemi deri tani, shikojmë që dëmi është më i vogël se me AH1N1 apo gripi i zakonshëm edhe pse duhet thënë që kjo situatë ende nuk ka përfunduar.

Rudina Magjistari:

Pra, duket sikur e sigurt deri tani është se ju jeni në gjendje ta diagnostikoni si virus dhe karantina është e vetmja gjë e sigurt, më pas është gjithçka në varësi ndoshta të individit dhe rastësisë?

Pëllumb Pipero:

Në fakt për karantinën unë personalisht kam shumë pikpyetje, gjithsesi të gjithë ne jemi të detyruar të respektojmë udhëzimet e OBSH-së dhe vendimet e institucioneve tona shëndetsore, sepse OBSH jep udhëzime dhe sipas mundësive dhe politikave shëndetsore të vendeve të caktuara, sepse ato do të thosha zbatohen edhe në mënyrë krijuese.

Check Also

Tragjedia në minierën e xhevahirëve/ 100 të vdekur e dhjetra të humbur nga shembja

Të paktën 100 njerëz janë vrarë dhe të tjerë mbeten të humbur pas rrëshkitjeve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − seven =