Home / Kryesore / “Koronavirusi është dobësuar!”/ Infektologu italian: “Covid-19 mund të zhduket pa pasur nevojë për një vaksinë!”

“Koronavirusi është dobësuar!”/ Infektologu italian: “Covid-19 mund të zhduket pa pasur nevojë për një vaksinë!”

Në fillim të pandemisë Covid-19 ishte si një “tigër agresiv”, sot është bërë porsi një “mace e egër”, shprehet një mjek i njohur italian, i cili deklaron se koronavirusi është dobësuar.

Profesori Matteo Bassetti shprehet i bindur se virusi “po ndryshon sa i takon ashpërsisë së goditjes” dhe pacientët që tani po i mbijetojnë infeksionit, po të ishin prekur më parë, mund të kishin humbur jetën.

Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, Covid-19 madje mund të zhduket pa një vaksinë duke u zhdukur vetë, pretendoi ai.

Profesori Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një mutacioni gjenetik që virus ka pësuar, duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të trajtimeve të përmirësuara, ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen kaq shumë për shkak të distancës sociale.

Check Also

Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − six =