Home / Aktualitet / Koronavirusi/ 12 viktima dhe mbi 500 raste të reja, situatë e rënduar në spitale

Koronavirusi/ 12 viktima dhe mbi 500 raste të reja, situatë e rënduar në spitale

Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i lartë i infektimeve që nga fillimi i pandemisë, pasi 525 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkohë 12 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 559 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Kujtojmë që ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 duke filluar që nga dita e mërkurë.

Më herët nga ministria u raportua për 2 viktima, por në të vërtetë janë 12 të vdekur, pasi ishte një gabim në njoftimin e ministrisë.

Viktimat janë një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

Rastet sipas shperndarjes gjeografike:

222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 525
Të shëruar ne 24 orë 111
Të shtruar në spitale 360
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1967

Testime totale 141,081
Raste pozitive 24,731
Raste të shëruara 12,203
Raste Aktive 11,555
Humbje jete 559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5682
Durrës 980
Fier 916
Korçë 753
Shkodër 645
Elbasan 565
Lezhë 545
Vlorë 506
Berat 326
Kukës 267
Gjirokastër 256
Dibër 114

Check Also

Deputeti Shaip Kamberi trondit Parlamentin serb

Ndersa merr fjalen ne seancen e radhes ne Parlamentin e Serbise, deputeti shqiotar i Lugines …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 1 =