Home / Aktualitet / Koreja e Jugut do të vaksinojë edhe kafshët shtëpiake, vendoset rregulli strikt

Koreja e Jugut do të vaksinojë edhe kafshët shtëpiake, vendoset rregulli strikt

Koreja e Jugut do të testojë për koronavirus edhe qentë edhe macet në rast se shfaqin simptoma të virusit.

Ato gjithashtu do të testohen edhe kur kanë pasur kontakt me persona të infektuar.
Kjo lëvizje ka nisur pasi ekspertët britanikë kanë paralajmëruar që edhe kafshët duhet të vaksinohen.

Me studimet e kryera javën e fundit është dalë në përfundimin se virusi mund të përçohet nga kafshët tek njerëzit.

Sipas ekspertëve është e nevojshme që pas vaksinimit të njerëzve të fillojë menjëherë edhe vaksinimi i tyre pasi paraqet një rrezik të madh për shëndetin publik.
Rregullorja e re në Korenë e Jugut parashikon karantinim të pronarit në rast se kafsha është e infektuar.

Sipas OBSH, shumica e sëmundjeve shpërndahen mes njerëzve, por ka mjaft raste që ato shpërndahen edhe nga kafshët tek njerëzit ose anasjelltas.

Check Also

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas këmbësoren 60-vjeçare

Një aksident me vdekje ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në zonën e Astirit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =