Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku pas një konflikti të çastit një 46-vjeçar ka qëlluar me thuikë një 28-vjeçar.
Zënka ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi P.M., i cili është transportuar me urgjencë në spital. Policia po punon për kapjen e autorit, shtetasit 46-vjeçar E. I., si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Informacion paraprak
Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.