Home / Aktualitet / Korça zonë e kuqe, shënohen shifra të larta të prekur me covid-19
Members of Sofia's Municipality disinfects the biggest market for Chinese goods in Sofia to prevent the spread of the COVID-19, the novel coronavirus, on March 12, 2020. (Photo by NIKOLAY DOYCHINOV / AFP)

Korça zonë e kuqe, shënohen shifra të larta të prekur me covid-19

Qyteti i Korçës ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Sipas të dhënave të konstatuara ditën e martë, shifrat në qarkun e Korçës kanë arritur deri në 1528 të infektuar, ndërkohë që kanë humbur jetën 41 pacientë.

Gjendja më e rënduar është paraqitur më së shumti në institucionet arsimore dhe vetëm prej fillimit të ri shkollor kanë rezultuar 220 mësues të infektuar në qarkun juglindor.

Vetëm rrethi i Korçës ka 50 mësues aktiv, në rrethin e Pogradecit janë 20, ndërsa 30 arsimtarë janë të shpërndarë në Kolonj e Maliq.

Nxënësit e prekur kanë qenë raste infektimi nga familjarët e tyre , por është bërë me dije se numri është i ulët.
Sipas të dhënave zyrtare, 41 persona nga ky qark po marrin trajtim spitalor dhe 716 janë të vetëizoluar në shtëpitë e tyre.

Check Also

Paloka hedh poshtë zërat se do të jetë drejtues politik në qarkun e Durrësit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli në një lidhje live për Fax News për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − six =