Home / Bota / Konflikti Greqi-Turqi për kufirin detar, ndërhyn Merkel

Konflikti Greqi-Turqi për kufirin detar, ndërhyn Merkel

Tensionimi i situatës në Lindjen e Mesme, rreziku i përshkallëzimit të përplasjeve mes Turqisë dhe Greqisë ka futur menjëherë në lojë liderët botërorë, të cilët janë alarmuar dhe po tentojnë të të shmangin ndonjë konflikt mes dy shteteve.

Kancelaria gjermane Angel Merkel po luan jnë rol të rëndësishëm në zbutjen dhe mos përshkallëzimin e situatës.

Siç bëjnë të ditur mediat greke dhe turke, kancelaria gjermane ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin turk Rexhep Taip Ergodan dhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Në një deklaratë nga Zyra për komunikim e Presidencës thuhet se në bisedë u diskutuan çështjet rajonale kryesisht për zhvillimet në Mesdheun Lindor. Presidenti Erdogan ka thënë se favorizojnë zgjidhjen e problemeve në Mesdheun Lindor në bazë të drejtësisë dhe dialogut brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar. Gjithashtu në bisedë u vlerësuan edhe hapat për zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-Gjermani.

Telefonata e dytë e Merkel ishte ajo me kryeministrin grek. Sipas mediave, Mitsotakis informoi Merkel për aktivitetet e paligjshme të Turqisë në Mesdheun Lindor. Asnjë detaj i mëtejshëm nuku dha në lidhje me këtë telefonatë. Por Merkel siç duket ka ndikuar disi në zbutjen e tensioneve në mes dy shteteve përpara takimit të jashtëzakonshëm të së Premtes të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.

Sakaq Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor Kështu deklaroi  Presidenti Emmanuel Macron të Mërkurën, duke i bërë thirrje Turqisë të ndalojë eksplorimin e naftës dhe gazit që ka rritur tensionet me Greqinë.

“Presidenti francez shprehu shqetësim për kërkimet e njëanshme nga Turqia në një telefonatë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis”, tha zyra e Macron. Presidenca shtoi se kërkimi duhet të “pushojë në mënyrë që të lejojë një dialog paqësor” midis anëtarëve fqinj të NATO-s.

Check Also

Shih ça i bëjnë shtetit këta

Klodian TOMORRI- Kane bere gati 28 firmat ne Parlament per te zgjedhur bashkeshorten e Vate …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − two =