Home / Bota / Konflikti azero-armen mund të përfshijë Rusinë e Turqinë

Konflikti azero-armen mund të përfshijë Rusinë e Turqinë

Janë përshkallëzuar ashpër luftimet ndërmjet Azerbajxhanit dhe enklavës etnike armene në territorin azer, Nagorno-Karabah, duke lënë së paku 29 persona të vrarë në ditën e dytë të luftimeve në Kaukazin Jugor.

Të dyja palët kanë sulmuar njëratjetrën me raketa dhe me artileri në shpërthimet më të fuqishme që kanë përshkuar konfliktin që ka shpërthyer para pothuajse tri dekadash. Dhe çfarëdo lëvizje e vendeve fqinje mund të fusë në përleshje fuqitë rajonale, si Rusia dhe Turqia. Moska ka një aleancë të mbrojtjes me Armeninë, që i ofron mbështetje jetike enklavës dhe raporteve të saj me pjesën e jashtme, përderisa Ankaraja zyrtare përkrah pakicën turqishtfolëse në Azerbajxhan, raporton Reuters, transmeton KOHA.

“Ne nuk kemi asgjë të ngjashme prej arritjes së marrëveshjes së armëpushimit për luftën e viteve nëntëdhjetë. Luftimet po zhvillohen në të gjitha vijat e frontit”, ka bërë të ditur Olesya Vartnanuan, analist i lartë për rajonin e Kaukazit Jugor në Grupin e Krizave. Nagorno-Karabah ka bërë të ditur se 27 ushtarë të tij janë vrarë në luftime me forcat azere vetëm të hënën, pasi njoftoi se 31 pjesëtarë të sigurisë u vranë një ditë më parë. Dyqind të tjerë mbetën të plagosur pas sulmeve të forcave azere në rajon.

Nagorno-Karabah ka bërë gjithashtu të ditur se ka rikthyer një pjesë të territorit që e kishte humbur të dielën në luftime. Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në Azerbajxhan ka njoftuar se qytetarë civilë azerë janë vrarë të hënën, një ditë pasi të vrarë mbetën pesë persona në radhët e azerëve. Tridhjetë ishin plagosur. Deri tani nuk ka pasur të dhëna zyrtare nga ushtria azere për numrin eventual të të vrarëve. Vartanyan ka thënë se përdorimi i raketave dhe artilerisë ka sjellë rrezik të lartë për viktima në mesin e civilëve. Ai ka thënë se situata rrezikon të përshkallëzohet nëse nuk merret masat e nevojshme diplomatike.

“Nëse ka viktima masive, do të jetë e vështirë të frenohen luftimet dhe ne do të shohim përfundimisht luftë të përmasave totale, që mund të sjellin ndërhyrje të mundshme të Turqisë ose Rusisë, ose të të dyjave”, ka thënë ai.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

Check Also

“Drejt një katastrofe …”/ Situata e rënduar nga Covid-19, Meta publikon letrën për Manastirliun

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Ramës, Manastirliut dhe Ruçit lidhur me situatën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + nineteen =