Home / Histori / Komploti kundër qeverisë së përkohshme që çoi në dënimin e Beqir Grebenesë me varje

Komploti kundër qeverisë së përkohshme që çoi në dënimin e Beqir Grebenesë me varje

Në 9 janar të vitit 1914, pati një gjendje shtet-rrethimi në Vlorë pas zbulimit të një komploti për të përmbysur qeverinë e përkohëshme dhe për të penguar ardhjen e princ Vidit. Nga hetimet doli se komploti ishte organizuar nga një grup i quajtur Komiteti Shqiptar në Stamboll, në bashkëpunim me një grup turqish të rinj të udhëhequr nga major Beqir Grenebea, i cili kishte ardhur në Vlorë si përfaqësues zyrtar i Turqisë në Shqipëri.
Ky Komitet kishte pajisur me fonde dhe armë rreth 200 turq, shumica me origjinë shqiptare; ata mbërritën në Vlorë me një avullore austriake për të shpallur si Sovran të Shqipërisë, Izet pashën (ish-ministër lufte në perandorinë osmane), edhe ky me prejardhje shqiptare.
Por në përpjekje për të zbarkuar në Vlorë, 200 turqit u arrestuan nga xhandarët holandezë me urdhër të qeverisë së përkohëshme, në marrëveshje me Komisionin e Kontrollit.
Grenebe dhe shokët e tij u nxorrën para një gjykate ushtarake, kryesuar nga gjenerali de Veer, komandant i xhandërmarisë holandeze. Më 18/31.I.1914 gjyqi ushtarak i kryesuar nga gjenerali Hollandez, Dever e dënoi me vdekje dhe, në kundërshtim me çdo ligj ndërkombëtar mbi ushtarakët, kërkoi varjen e tij.
Ndërsa, 9 nga oficerët i dënoi me nga 6 deri 3 vite burg. Vendimi për varjen e Beqir Grebenesë nuk u zbatua, sepse K.N.K. vendimin përfundimtar u la të jepej nga princ Vidi I cili e fali dhe e përzuri për në Turqi.
Më 21 Dhjetor 1914 Beqiri u vra gjatë luftës Ruso-Turke në betejën e Sari-Kamis dhe u varros me nderime ushtarake në Erzurum, në lindje të Turqisë.
Beqir Grebenea ose Beqir Fikri, lindi në një familje shqiptare me origjinë më 1881 në fshatin Çurhli të Grevenasë, sot quhet Agjios Gjeorgjios-Shën Gjergji.

Check Also

Poezia e panjohur e Lefter Çipës, që do e çonte në burg në ’72-in

Nga Dashnor KALOÇI- Memorie.al publikon historinë e panjohur të Lefter Çipës, poetit të njohur të iso-polifonisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + 20 =