Home / Bota / Komplot për puç, Turqia arreston 10 admiralë

Komplot për puç, Turqia arreston 10 admiralë

Autoritetet turke arrestuan të hënën 10 admiralë në lirim pas një letre publike të nënshkruar nga 104 ish-ushtarakë të marinës, të cilët shprehën shqetësim për shkelje të mundshme të një traktati mbi ujërat detare nga Ankaraja.

Prokurorët urdhëruan gjithashtu që katër ish-ushtarakë, të cilët nuk u arrestuan për shkak të moshës, të raportojnë brenda tre ditëve të ardhshme.

Të arrestuarit akuzohen për “cenim të rendit kushtetues”. Ngjarja ndodh një ditë pasi ushtarakët në lirim kritikuan vendimin e qeverisë për të zhvilluar projektin e “Kanalit të Stambollit”, një projekt kalimi detar i ngjashëm me ato të Panamasë dhe Suezit që synon të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara.

Check Also

Super aksioni! Tentuan të trafikojnë 30 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Malësinë e Madhe

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Fushë Grudë të Malësisë së Madhe, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + eleven =