Home / Aktualitet / Komiteti i Vaksinimit merr kërkesën e UGSH për vaksinimin e reporterëve në terren

Komiteti i Vaksinimit merr kërkesën e UGSH për vaksinimin e reporterëve në terren

Tirane me 22.03.2021
Drejtues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, në komunikimin që kanë patur sot me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zonjën Ogerta Manastirliu, së cilës i kanë drejtuar kërkesën për nisjen e vaksinimit të gazetarëve në terren, kanë marrë konfirmimin se kërkesa e tyre u depozitua në Komitetin e Vaksinimit që trajton çështjet e pandemisë.
Drejtuesit e UGSH gjatë këtij muaji me këmbëngulje dhe në mënyrë ripërsëritëse kanë kërkuar se kategoria e gazetarëve në terren përballen me riskun e lartë të prekjes prej virusit pandemik COVID-19. Komunikimi i sotëm zyrtar do të pasojë me reagimin e Komitetit të Vaksinimit dhe në kohë të shpejtë shpresojmë të përfshihen edhe reporterët e terenit në procesin e vaksinimit. Kërkesa zyrtare e UGSH është e vetmja e depozituar nga organizata profesionale pranë këtij Komiteti. Ndërkohë që në vënde të BE-së dhe ato të rajonit ka nisur procesi i vaksinimit të gazetarëve në terren gjatë dy muajve të fundit.
Zyra e shtypit e UGSH do të ketë komunikime gati të përditshme, për këtë çështje me interes të posaçëm nga komuniteti i gazetareve profesioniste te vendit.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Check Also

Si Kina dhe Rusia po përdorin fuqinë e tyre për të kërcënuar demokracitë

Nga Christopher WALKER & Jessica LUDWIG *- Demokracitë kanë hasur jo pak vështirësi, ndërsa autokracitë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − fourteen =