Home / Aktualitet / Komisioni i Lulit shkurton listat e kandidatëve/ Disa emra të njohur refuzuan Republikën e Re

Komisioni i Lulit shkurton listat e kandidatëve/ Disa emra të njohur refuzuan Republikën e Re

Partia Demokratike ka ngritur një Komision Vlerësimi për listat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë.

Ky komision ka parë propozimet, i ka selektuar ato, si dhe ka filluar të kontaktojë emra të ndryshëm kanidatësh që po përfliten edhe mediatikisht, përshembull në Tiranë është propozuar Prof. Dr. Aurel Plasari.

CNA.al ka mësuar me burime brenda PD-së se ai nuk ka pranuar kandidimin për arsye krejtësisht personale. Kanë disa dhjetra emra që nuk kanē pranuar kandidimin duke shprehur falenderim por kanë kërkuar të ngelen mbështetës apo antarë të thjeshtë.

Ka edhe disa emra të tjerë që nuk kanë pranuar të plotësojnë formularin siç është Agron Gjekmarkaj. Ndërkohë që Plasari ka refuzuar kandidmin, Gjekmarkaj ka refuzuar plotësimin e formularit.

Komisioni po vazhdon me plotësimin e formularëve siç janë të dhënat personale, arsimi, gjinia, niveli profesional, kontributi në PD dhe ndikimi në komunitet.

Mësohet se aktualisht nga selektimi janë përzgjedhur rreth 800 emra në të gjithë Shqipërinë. Burime zyrtare i thanë CNA.al se do të shkohet në një listë jo më shumë se 300 emra që do t’i propozohen bazës së PD-së. Kryesisht në këto momente do të jetë i gjithë grupi parlamentar i vitit 2017. Do të jenë edhe disa emra të rinj që nuk u kandiduan në atë kohë si Tomorr Alizoti, Ina Zhupa, Belind Këlliçi, Abi Malltezi, Dritan Shano, Eno Bozdo, Arben Ristani, etj.

Pas votimit në bazë, lista do të ndahet sipas qarqeve. Shumë emra janë propozuar në rang kombëtar dhe disa në vetëm disa qarqe të caktuara. Pritet që përzgjedhja e emrave të bëhet sipas influencës, mbështetjes dhe maksimalizimit të votave që mund të kenë në qarkun përkatës./ CNA.al

Check Also

“Zot t’i dalim këtij vatani”, Meta me mesazh të fortë nga Zall Dardha

Kreu i vendit, Ilir Meta ka vizituar sëfundmi fshatin Zall Dardhë të Dibrës nga ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =