Home / Aktualitet / Komisioni i Ligjeve miratoi listat e hapura/ Meta thërret në Presidencë Bashën në orën 11

Komisioni i Ligjeve miratoi listat e hapura/ Meta thërret në Presidencë Bashën në orën 11

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka kërkuar një takim sot me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Nga të dhënat e para, referuar burimeve nga selia blu mësohet se takimin, Presidenti Ilir Meta e ka kërkuar për në orën 11:00.

Nuk ka ende detaje për qëllimin e këtij takimi dhe as se çfarë do të jetë në qendër të bisedës mes kreut të shtetit dhe kryedemokratit Basha.

Por, një ftesë e tillë për takim vjen ndërkohë që është trazuar situata politike, pas vendimit të Ramës për hapjen e listave dhe për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.

Check Also

Pas kërkesës së MEPJ, Google rregullon emërtesat në hartën e Shqipërisë

Kompania Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për rregullimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =