Home / Aktualitet / Komisioneri i BE Oliver Varhelyi: 145.000 doza do vijnë në Shqipëri, janë dhuratë e BE për ju

Komisioneri i BE Oliver Varhelyi: 145.000 doza do vijnë në Shqipëri, janë dhuratë e BE për ju

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi janë duke zhvilluar një konferencë në Rinas, për ndihmën e BE me vaksina për Shqipërinë dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbi 651 mijë doza do të shpërndahen për vendet e rajonit, si dhuratë e BE.

“Shumë faleminderit për gjithçka i dashur mik dhe mirënjohje për ardhjen këtu personalisht, për të dëshmuar jo vetëm simbolikisht por edhe faktikisht qëndrimin në krah të vendit tonë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Rama ndër të tjera.

Ndërkohë, Komisioneri që në nisje të fjalës së tij u shpreh “Është një ditë e mrekullushme, për të gjithë Ballkanin dhe natyrisht për Shqipërinë.” Më tej, ai tha se 145 mijë doza vaksine Pfizer do të vijnë në Shqipëri si dhuratë e BE për Shqipërinë, 100% të financuara nga unioni.

“Shqipëria do të marrë 145 mijë doza të vaksinës Pfizer që po i sjell këtu BE dhe janë 100% të financuara nga BE. Këto janë dhurim, janë një donacion, një dhuratë për ju nga ana jonë. Për të treguar që ju keni interes për ne. Ne nuk do kishim mund ta bënim, këtë gjë pa miqtë tanë austriakë, pa qeverinë austriake, të cilët kanë qenë shumë të rëndësishëm për këtë”, tha Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Check Also

Nga vrasja e të vëllait në Spanjë dhe kushëririt në Belgjikë, ky është 41-vjeçari që u ekzekutua sot në Elbasan (FOTO

Mbrëmjen e sotme në Elbasan u ekzekutua Everest Çaka rreth 41 vjeç. Ai ishte me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × two =