Home / Analize / Komente lidhur me letrёn e presidentit Trump dёrguar kryeministrit Rama

Komente lidhur me letrёn e presidentit Trump dёrguar kryeministrit Rama

 

Gjon BORIÇI-
Mё datё 1 tetor 2020, presidenti i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, Donald Trump, i dёrgoi njё letёr kryeministrit tё Republikёs sё Shqipёrisё, Edi Rama, ku e ftonte kryeministrin shqiptar qё tё dilte nga marrёveshja me Kinёn nё formatin “17+1” si dhe e falënderonte atё, qё nuk kishte pranuar rrjetin 5G tё Kinёs, duke cilёsuar se rrjeti 5G nёse do tё pranohet duhet tё nёnshkruhet nga tё gjitha shtetet pёr njё telekomunikacion tё sigurtё elektronik. Nёnshkrimi i njё memorandumi mirёkuptimi mbi sigurinё 5G ёshtё njё nga pikat nё tё cilat Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs synojnё tё pёrqendrojnё ndёrmjet tё tjerash vijimin e luftёs tregtare tashmё tё shpallur prej afro njё viti me Republikёn Popullore tё Kinёs.

Ajo qё tё bёn pёrshtypje tek letra e presidentit Trump, ёshtë se nuk ёshtё një letёr e gjatё me kёrkesa tё renditura, por njё letёr precize me kёrkesa tё mirёpёrcaktuara. Nё fakt, SHBA-tё gjatё dy viteve tё fundit tё presidencёs Trump, nuk kanё patur marrёdhёnie tё mira ekonomike dhe politike me Republikёn Popullore tё Kinёs. Si tё tilla, ato jo pak herё kanё qenё tё acaruara deri nё tone tё larta deklaratash. U duk sikur me marrёveshjen 15 janarit 2020 tё Fazёs I (Phase One) do tё zbuteshin tensionet qё datojnё qё prej Marsit 2018, kur zyra e Pёrfaqёsuesit tё Tregtisё sё SHBA-ve publikoi hetimin lidhur sipas saj me praktikat abuzive tё Kinёs nё tregtinё botёrore.

Ёshtё e kuptueshme se pas reformave gjithё pёrfshirёse qё aplikoi Republika Popullore e Kinёs duke filluar nga viti 1978 nёn drejtimin e Deng Xiaoping-ut, si dhe mbi tё gjitha pranimi i saj nё Organizatёn Botёrore tё Tregitsё (WTO) mё 2001, do t’i jepnin njё shtysё edhe mё tё madhe avancimit tё gjithanshёm tё Republikёs Popullore tё Kinёs sidomos nё çёshtjet ekonomike dhe tregtare. Fuqizimi i RPK-sё, ёshtё padyshim njё sfidё nё kuptimin e vёrtetё tё fjalёs pёr lidershipin botёror tё SHBA-ve tё cilat drejtojnё botёn prej 75 vitesh. Gjatё 20 viteve tё fundit, RPK ka iniciuar disa iniciativa ndёrmjet tё cilave edhe “17+1”. Kjo iniciativё qё propozon njё bashkёpunim tё mirёfilltё ekonomik me vendet e Evropёs qendrore dhe Juglindore ku bёn pjesё edhe Republika e Shqipёrisё tёrhoqi vёmendjen edhe tё Brukselit fillimisht, dhe sё fundi edhe tё Uashingtonit. Nё fakt, iniciativa “17+1” nuk ёshtё iniciativa e parё qё Republika Popullore e Kinёs ka ndёrmarrё nё Evropё. Nёse bёjmё njё kёrkim tё mirёfilltё shkencor, iniciativa e parё kineze ёshtё platforma “6+1” e vitit 2008, nё kulmin e krizёs ekonomike botёrore. Vendet qё u bёnё pjesё e kёsaj platforme ishin: Portugalia, Spanja, Italia, Malta, Qipro dhe Greqia.

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua me homologun e tij Edi Rama në vitin 2019

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua me homologun e tij Edi Rama në vitin 2019

Me kёtё lёvizje, Kina u duk sikur ishte futur si pykё nё mes tё Bashkimit Evropian duke paraqitur njё kёrcёnim pёr Brukselin i cili nga ana e tij kishte filluar tё fuste nё lojё mekanizmat tё ndryshёm ekonomikё pёr tё larguar ndikimin kinez nga Evropa. Sipas pikёvështrimit tё saj, Kina mendon se ёshtё momenti i duhur pёr t’u afruar akoma mё shumё me Evropёn pasi tensionet politike qё po ndodhin mes BE-sё dhe SHBA-ve kanё ndodhur si pasojё e largimit tё kёtyre tё fundit nga rendi liberal ekonomik. Angazhimi kinez nё kёtё pjesё tё Evropёs ёshtё i kundёrt me angazhimet ushtarake tё fuqive tё mёdha gjatё shekujve. Kina ёshtё larg prej kёsaj politke. E ndjekur nga filozofi paqtimi dhe zhvillimi, karakteristikё e kulturёs sё saj tё lashtё, Kina ёshtё e prirur pёr njё bashkёpunim tё ndёrsjelltё e tё sinqertё ekonomik. Ky fakt vёrtetohet edhe nga vizita nё pesё shtete tё BE-sё e ministrit tё jashtёm kinez Wang Yi.

Pёr t’iu kthyer analizёs sonё lidhur me letrёn e presidentit Trump drejtuar kryeministrit Rama, gjёrat duhen parё nё njё analizё mё tё pёrqendruar ekonomike dhe politike. SHBA-tё janё sponsorizuesit mё tё mёdhenj politikё nё Shqipёri dhe Kosovё. Prania dhe lidershipi i tyre politik nё kёtё pjesё tё Ballkanit tё banuar nga shqiptarё deri mё tani ёshtё i padiskutueshёm. SHBA-tё ishin sponsorizuesit kryesorё tё pranimit tё Shqipёrisё nё Organizatёn e Atlantikut tё Veriut (NATO) nё vitin 2009. Politikisht, SHBA-tё ndihmojnё nё Shqipёri procesin e reformёs nё drejtёsi dhe reformёn zgjedhore. Por, investime direkte me njё impakt tё vёrtetё tregtar SHBA-tё nuk rezulton tё kenё bёrё deri mё tani nё Shqipёri. Vendet kryesore me tё cilat Shqipёria bёn tregti sipas statistikave tё vitit 2019 janё:

Italia – 1.345.727.106 Euro

Turqia – 506.529.193 Euro

Kina – 489.477.316 Euro

Greqia – 445.373.288 Euro

Gjermania – 380.948.924 Euro

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding i dorëzon palës shqiptare materialet antiepidemike më 25 prill

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding i dorëzon palës shqiptare materialet antiepidemike më 25 prill

Siç shikohet nё marrёdhёniet ekonomike nё pesё vendet e para tё bashkёpunimit me Shqipёrinё tre janё vende evropianё, njё vend ёshtё euro-aziatik dhe njё aziatik. Letra e presidentit Trump dёrguar kryeministrit shqiptar nuk ёshtё thjesht njё lёvizje drejt njё shteti aleat, por ёshtё nё kuadrin e njё fushtate tё gjerё kundёr Republikёs Popullore tё Kinёs. Ditёt e fundit Sekretari Amerikan i Shtetit Majk Pompeo zhvilloi njё tur diplomatik nё disa vende tё Evropёs, ku nё Ballkan u ndal nё Kroaci dhe, edhe aty mbajti tё njёjtin qёndrim me tё njёjtёn frymё kundёr avancimit kinez nё Ballkan. Nё turin e tij diplomatik, ёshtё pёr t’u theksuar mungesa e audiencёs qё zoti Pompeo pati me Shenjtёrinё e Tij, Papёn Françesku. Zyrtarёt e lartё tё Selisё sё Shenjtё e justifikuan mospritjen e zotit Pompeo nga Papa me arsyetimin se Papa i shmangte takimet me politikanё gjatё fushatave tё tyre zgjedhore. Nё Vatikan, Sekretari amerikan i Shtetit kishte marrё pjesё nё njё konferencё lidhur me liritё fetare tё organizuar nga ambasada amerikane pranё Selisё sё Shenjtё ku edhe aty, kishte pёrfituar nga rasi pёr ta quajtur Republikёn Popullore tё Kinёs si shkelёsen mё tё madhe tё tё drejtave fetare nё botё. Nuk ёshtё hera e parё qё sekretari Pompeo bёn akuza tё forta kundёr Kinёs. Nё fillimin e vitit 2020, kur kriza shёndetёsore Covid-19 po avanconte me shpejtёsi, zoti Pompeo tha se SHBA-tё dispononin prova pёr fajёsinё e Kinёs nё kёtё krizё. Ende deri mё tani asnjё provё e tillё nuk ёshtё bёrё publike nga SHBA.

Ambasadori kinez i dorëzon Bashkisë së Lezhës materialet e ndihmës antiepidemike të Kinës më 25 qershor

Ambasadori kinez i dorëzon Bashkisë së Lezhës materialet e ndihmës antiepidemike të Kinës më 25 qershor

SHBA-tё nёpёrmjet presidentit Trump i kёrkuan Shqipёrisё tё tёrhiqet nga iniciativat ekonomike tё udhёhequra nga Kina. Nё fakt, deri mё sot, Republika Popullore e Kinёs asnjёherё nuk i ka kёrkuar Republikёs sё Shqipёrisё, as tё tёrhiqet nga NATO dhe as tё ndёrpresё procesin e integrimit nё Bashkimin Evropian. Ky ёshtё njё fakt domethёnёs. Gjithashtu, edhe nё vitet ’70 tё shekullit tё kaluar, kur Shqipёria refuzoi tё nёnshkruante Deklaratёn e Helsinkit (1975), tё shumtё ishin ata studies dhe politikanё qё mendonin se kishte qenё Kina ajo qё kishte nxitur Shqipёrinё tё bёnte njё hap tё tillё. Hulumtimi i kujdesshёm i dokumenteve pёr atё periudhё nuk e vёrteton aspak njё gjё tё tillё, madje Kina e nxiste Shqipёrinё qё tё hapej ekonomikisht me botёn qё t’i jepte fund vetёizolimit tё saj. Duke qenё se prej njё dekade studioj marrёdhёniet shqiptaro-kineze qё nga epoka e fillimit tё tyre, dy vendet kanё patur njё traditё shumё tё mirё bashkёpunimi ekonomik dhe politik nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё. Shqipёria nuk arriti tё kuptojё ndryshimin qё ndodhi nё politikёn kineze nё vitin 1978 dhe rrjedhimisht mbeti shumё prapa nё kohё dhe ekonomi, prapambetje e cila solli pasoja tepёr negative. Sot praktika kryesore qё bota po pёrpiqet tё ndjekё ёshtё multilateralizmi. Interesat kanё qenё dhe do tё mbeten praktika e jetёs. Nё kuadrin e zhvillimeve ekonomike globale, Shqipёria ёshtё njё vend i vogёl qё nuk e ka luksin tё rrёzojё njёrёn anё dhe tё mbёshtetet nё anёn tjetёr. Ruajtja e njё ekuilibri tё arsyeshёm ёshtё e nevojshme tё jetё mbizotёruese nё marrёdhёniet ndёrkombёtare tё Republikёs sё Shqipёrisё.

Check Also

KUSH E KA RRADHËN TA PËRDORË ERION VELIAJ

Bardhyl LONDO- Une televizionet pothuajse nuk i ndjek sepse e di cfare do te thone. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − eight =