Home / Kryesore / KOMEDIA E MOSMARVESHJEVE

KOMEDIA E MOSMARVESHJEVE

(Një autor Grekë në skenën Shqiptare)
Miho GJINI-
Kjo komedi situatash vjen natyrshëm në skenën tonë prej tre karakteresh njerëzorë: Spithas që nuk fletë, Jakovit që nuk dëgjon dhe Theofanit që nuk shikon, të cilët komediograf Grek Yorgos Thoodosiadhis i vendos në të njëjtn srehë që të mos merren vesh kurrë me njeri-tjetrin. Dhe komedia shfaqet në një kohë kur në vendin tonë, në një shoqëri pluraliste, palët e kundërta, qofshin parti të ndryshme, qoftë zyrtarë të zakonshëm, individë të thjeshtë, deputetë e ministra, personalitete, pushtetarë e qeveritarë, nuk merren vesh asnjëherë me njeri-tjetrin, për të”mirën e shtëpisë së tyre”,qoftë edhe në gjërat më të thjeshta,-fenomen ky, që ka ndodhur e ndodhë edhe brënda një palë a partie politike, sikundër ngjanë rëndom edhe përbrënda së njëjtës familjeje. Po edhe midis dy a më shumë shtetesh, për të “prodhuar” ngërçe, moskuptime e mosmarrveshje të gjata, Janë pikërisht këto ekstreme që autori i sjell kaq bukur në komedinë e tij “Nuk shikoj, nuk dëgjoj, nuk flas”, si një “çerdhe trishe” midis një shurdhi, një memeci e një të verbëri. Gjetja është e hatashme! Komedia dëfren,po e edhe fshikullon gjëndje të tilla, qofshin ato të përkohshme , qofshin të përjetshme…
Metafora e kësaj trisheje me të meta natyrore, në çdo skenë të vëndit ku ndodhesh, shkakëton menjëherë të qeshurën. Si gjini e rrallë e dramaturgjisë , komedia është “e preferuara e publikut”, i cili ka nevojë për të qeshurën, krahas problemeve që ka, ngërçeve e situatave të jetës e të politikës. Prandajë ajo u mirëpritë në Festivalin Teatror të Dibës së Madhe, tek e pa të realizuar në skenë nga Tupa a Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahovogli”. Regjisorët Donald e Valdrin Hasani e sjellin këtë komedi të Grekut Theodosiadhis natyrshëm,me një dozë humori që, sa vjenë e rritet, në tri akte, edhe pse aty nuk ka ngjarje të shumta për ta pasuruar subjektin e saj, ku si “bosht keqkuptimi ” i vetëm mbetet dashuria e tyre ndaj një vajze lozonjare që është vënë aty enkas ,për t’u kujdesurpër ta, prej “Shoqatës së Invalidëve” dhe që ajo, nuk do t’ia prish qejfin asnjerit, deri në fund. Si rrjedhojë, keqkuptimi midis tyre dhe ajo situatë e mosmarrveshjeve, në një interpretim shumë të natyrshëm e plotë vërtetësi nga aktorët Romir Zalla (Jakovi), Ervin Bejleri (Spitha), Theofani (Alert Çeloaliaj) dhe Jorida Meta (Elpidha), do të krijojë atë gaz që “mbush” të tria aktet e komedisë.Ndofta, po këtu qëndron edhe e meta e saj, Se, një gjetje dhe një ngjarje e vetme, nuk mund të bëjë të plotë një komedi, pa edhe nje sërë ngjarjesh e faktesh të tjera që të rrisin njera-tjetrën e të pasurojnë subjektin, i cili ekspozon gjithçka që në aktin e parë e më pastajë, në dy aktet e tjera, veç përsëritet po ai keqkuptim e “shtyhen” lodhshëm me gjestikulimet e të metave fizike të personazheve, që vajza e ngarkuat të kujdeset për jetën e tyre,e mba gjëndjen në statukuo, derisa t’u thotë fatkeqëve, të cilët bëhen pa dashur, edhe objeksion i talljes, se nuk do jetë për asnjerin prej tyre, po për të fejuarin , të cilin do ta deklaroje andejë nga fundi i komedisë. Mirëpo, deri këtu, sensi i masës, do të shpërbehet e do t’i kalojë caqet e veta, duke sjellur edhe varfëri në këte gjetje fortë të rrallë e teje të konsumuar megjithatë. Gjithsesi , spektatori, edhe i privuar nga mungesa e saj si gjini, në jetën teatrore, do të dëfrehet pafundërisht krijuasit e saj, sido qe është ajo,,,,
Dhe këtu vijmë menjëher në aktorët interpretuesa, aktorë të tragjedisë, të dramës e të komedisë njëherësh. Aktori Romir Zalla që ka lozur edhe dhjetra role në emisionin “Portokalli”, pas shkëputjes prej andejë, hyri me sukses në linjën e artstëve profesionistë të teatrit, për të krijuar role të dimensioneve ë tjera, shumë më serioze. Po në këtë festival, publiku do t’a shihte atë edhe në rolin e Jul Qezarit (nga tragjedia e Shekspirit, me të njejtin titull), diametralisht i kundert me Shurdhin e komedisë Greke. Ky personazh i këndshëm,i cili gëzon vetëm të folurën, si njeri, mbetet i shurdhët e i zhurmshëm që e shoqëron në gjithë linjen e vet, kakofonia, e folura e sforcuar, në ato keqkuptime ë vazhdueshme. Po kudo e kurdoherë, aktori Zalla, do të parqes një person plotë gjallëri, elastik, rrëshqitës në situatat e rrethanat e krijuara dhe, në të shumtën e herës , pa adresimin e drejtë e të saktë të batutës, që ai do ta ketë në “majën e gjuhës”. Memecin e Ervin Bejlerit, i cili është gjithsesi më i sforcuar për t’u shprehur, me “këmbë e me duar”, sikundër thotë populli për tipa të tillë, është nga tipat më të qartë të kësaj komedie, me shkathtësi e elegancë të vaçantë. Sikur të mos ishte po ai aktor qe ka interptuar Brutin në tragjedinë “Jul Qezari”, me potencën e një artisti të përkorë. “Lodhja” e tij fizike edhe në komedi, është frut i talentit të tij, shprehur me organicitetin e një memeci të vërtetë. Për të arrdhur më në fund tek Qorri i aktorit Alert Çeloaliaj që hiqet sikur shehë më mirë se ata që janë me dy sy në ballë, me syzet e zeza e me shkop, si edhe me etjen për të qenë një burr model, si e do e vetmja femër që eshtë pranë tyre e u “bënë qejfin”, sipas dëshirave të tyre të vagëlluara. Të gjithë ketë linjë e përballon këndshëm Çeloaliaj, aktori i karakterit tragjik që ka interpretuar me talent Mark Antonin, -një nga figurat Shekspiriae më brilante e që ka mbajtur “të nxehtë” monologun e tij të famshëm, pas vrasjes ogurzezë të Perandorit të Romës, në një shpërfaqje të vetvetes, karshi enigmës së vrasjes! E vetmja personazh e botës femërore, në mesin e këtyre të mjerëve, të cilët bëhen objekt e subjekt i kësaj komedie, interpretuar prej Jorida Metës, jo vetëm që krijon lidhjen midis te tre personazheve me të meta natyrore izike, shprehet gjithashtu, me “mjet argëtimi” të rengut komik, -gjithaq të pranueshme, sepse që të tre e duan dhe e lakmojnë , po që asnjeri nuk do ta gëzojë atë. Se gjithëçka është e mbetet brënda lojës së komedisë. Aktorja Meta e perballon ketë situatë, me një lehtësi të admirueshme, duke sjellur në skenë edhe freski jete.
Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Check Also

“Nuk duam të mbyllemi, Covidin s’e vret qeveria me çifte”, Rama apel për maskat: Mos dëgjoni delirantë të dalë mendsh

Në prezantimin e task forcës për shëndetin, kryeministri Edi Rama, apeloi qytetarët për mbajtjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − twelve =