Home / Kryesore / Koloneli i ballit kombëtar i kërkon ministrit të jashtëm britanik një milion stërlina

Koloneli i ballit kombëtar i kërkon ministrit të jashtëm britanik një milion stërlina

Prof. Xhevat Lloshi, përkthyesi i librit “Fitorja e hidhur” të ish-misionarit anglez gjatë luftës, Reginald Hibbert, solli prane Gazeta DIPLOMACIA, një dokument autentik të muajit shkurt 1944, një letër që Muharrem Bajraktari në emër të forcave të tij balliste, i kërkonte Ministrit të Jashtëm të Anglisë Eden, jo pak por një milion sterlina që të hynte në luftë.
Këtë letër origjinale ia ka dorëzuar vetë Hibberti Prof. Xhevat Lloshit në mesin e viteve ’90.
*****
Shkëlqesi s’tië Eden, Ministri P. jashtme të Britanisë madhe, London
Shqypenija shumë shekuj e okupueme prej Impirit Otoman në të 19tin fillojë kryengritjet popullore e veprimet per ringjalljen e kombesisë, e të independencës.
Mbas 448 vjetësh robnimi me 28 nanduer 1912 fitojë pa-mvarsinë me shumë vështirsina.
Lufta e 914 e rrenojë ketë ekzistencë, e veçanrisht rivaliteti i shteteve fqië e damtojë ketë popull gjatë ksajë perjode.
Përfundimi i luftës detyrojë popullin shqypetarë qi per mbrojtjen e interesave veta të rroki armët kundra: Italisë, Jugosllavisë, e Grekisë, mbasi muerën fund këto gjak derdhje e sakrifica të imponueme; kombit shqypetarë si mbas pëlqimit e vendimit të Konferencës Ambasadorvet ju garantue e drejta shtet indipendent.
Kufijt e sajë nuk ishin as pakë të bazuem në parimet e të drejtat etnike, ky shtet i vogël ekzistonte shumë keqë, në pikë pamje politike, e ekonomike, se pse, influenca e Jugosllavisë kundra tië, pengojë e trubullojë në të gjitha qarqet dipllomatike, në rië-krijimin e caktimin e kufijvet.
Ktië populli ju shkelë e drejta, jetuen mirë e keqë 27 vjetë rresht në trubullime e ndodhina të pa ndashme, shkaktue prej Italisë dhe Jugosllavisë, pjesët ma të shenjueme kamë nderin të i rreshtojë:
Zotni Ministër
Jugosllavija bani ç’do përpjekje e dhelbrië per të e a dominue Shqypeninë, zhvillimi i ktyne projekteve kohë mbas kohe u dokumentue faret mirë.
Në kryengritjen e 924 Fanolli merë në dorë pushtetin e Shqypenisë, mbrenda pakë mujshë, u dukë, e u përpoqë qi Shqypeninë të a bante nji qendër komuniste në Ballkan, dhe propogandën e sajë të a shtrije në shtetet tjera europjane.
Dëbimi i tië nga Shqypenija, perkohësisht e la në heshtje ideologjinë komuniste, mbas dy vjetësh rië-filluen organizimet e vazhduen sistematikisht veprimet e tyne, inisjatorët e propogandist e përhapjes sajë janë grupi jugosllavë.
Dipllomacia jugosllave kërkojë prej ish kryeministrit Zog në 1924 rrugë edhe të drejta në bazat detare Durrës e Vlonë kjo kërkesë u refuzue mbas ardhjes tië në fuqië.
Me rastin e largimit t’imë nga atdheu per arsyna politike në vjetin 1935 ky propozim më u repetue edhe mue personalisht nga Belgradi, per veç kërkesës si banë per dhanjen e rrugavet e të bazavet Durrës, Vlonë, shtunë edhe ketë;
Në nji marrë veshjte ndërmjet dy shteteve Jugosllavo-Shqypetarë, ajo ishte e gatshme me lirue Shqypenisë tokat e Kosovës deri në kufinin qi asht qenë i fiksuem ndërmjet ish Imperatorisë Otomane e të Mbretnisë Serbe para vjetit 1912; me konditë qi politikë, ushtërië, financë, të dirizhoheshin prej Belgradit, të drejtat tjera me karakter administrativ të ishin të rezervueme per mbretin e Shqypetarve, këto kërkesa u refuzuen dhe me nji herë u largova s’andejmi.
Jugosllavija mbasi pa se nuk mundë të arrinte qëllimet e manovrat e saja dipllomatike per të a zaptue Shqypeninë e ndoshta edhe vendet tjera ballkanike, vendosi ndryshimin e sistemit, me ba nji komunizëm ndër ballkanik, pan-sllavizëm, programi i të cillës vazhdon.
Belegradi kishte fillue qyshë para luftës të organizonte ushtërinë e sajë, e të ç’pallë, automatikisht Jugosllavija komuniste.
Ma vonë per të zbatue e vue në veprim ketë program, grupi sllavë, ishte nda në dyshë, per me zhvillue ma mirë manovrat bilaterale, qi kshtu të gjurmojshin se ç’përshtypje mundë të baje kjo në qarqet dipllomatike të fuqinavet mdhaja.
Kuptohet kjartasi se po të realizohet ky qëllim, komunizmi dot arrije në brigjet e Adriatikut, e detnavet Grekisë, si drejtim ka me pasë rrugët e hapuna në Mesdhe.
Mbetet me e mendue se a asht R.U.S. (Republika e Unionit Sovjetik) bashkë punuese në ketë program, pa dushim po, dhe përkrahë grupet sllavë per ketë qëllim.
Në Shqypenië komunizmi u luftue dhe luftohet, se pse, nuk i peshtatet as pakë interesave kombetare e parimeve tradicjonale të ktië populli.
Zotni Ministër
Populli shqypetarë kurë do herë ka shpresue në perkrahjen e Britanisë Madhe, politikë morale dhe materjale, kërkesë të cillën e çfaqim pa rezervë.
Na duhet të ndihmohemi per të organizue e mbrojtun të drejtat t’ona mbrenda kadrit kombëtarë, Etnik.
Per ketë qëllim na parashofim s’parit të përgaditim nji luftë (kryengritje kundra trupave aktuale të okupacjonit gjerman) kjo dot filloje mundësisht në mujin Prillë e Majë të 944, veprimet dot zhvillohen në bashkë punim me misjonet britanike, qi ndodhen këtu, a po me tjerë të ngarkuem.
Per zbatimin e zhvillimin e ksajë kryengritje në dorë të parë nevojitemi për sa vijonë:
Matrijal luftrak: armatimë, pajimë, e të holla.
Armë, municjonë, e pajimë.
Mitralijoza: doret, të lehët, të randë, kundra aerorë, e tanks.
Topa të lehtë: anti aerorë, e tanks, dhe mortaja.
Bombe: doret, matrijal per shkatrrim urash, dhe specjalista.
Flotë aerore: të pjestohet njisija me shoqnue veprimet t’ona, strategjike e taktike, qendra e sajë te jetë e zgjedhunë diku afër në fushat e Italisë, e ngushtësisht e lidhune me Komandën e forcave shqypetare, ketë dot na e sigurojnë oficirat ndërlidhës posaçrisht të shenjuemë.
Mjete ndërlidhje: per misjonet e komandat mbrenda periferisë ballkanike (radjo).
Per nevoja të ndryshme e me enkurajue luftartë asht e do mos doshme nji shumë të hollash rrethë 500.000-1.000.000 sterlina.
Armatimet, e pajimet shpresohet se na sigurojën nji fuqië afër 40.000-80.000 vetë per me i përdorë ndër veprime çetash e njisina lufte kundra armikut.
Këto dot zhvillohen në akord me perparimet e armatave Aleate.
Ky matrijal edhe të hollat dot nepen herë mbas here si mbas kërkesës e suksesit veprimevet qi dot parashtrojnë misjonet britanike s’bashkut me komandën shqypetare.
Mbasi të hapen rrugët e stabuilizohet deri diku gjendja e Shqypenisë dot kemi nevojë per nji ndihëm të rregullshme matriajle, e të hollash per organizimin e Armatës shtetit, kjo kërkohet e diskutohet ma vonë.
Shtojmë se duhet qi edhe Grekia të organizohet në bazat nacjonale e të shoqnojë projektin t’onë, Shqypetarë e Grekë janë racë Pellasge, kundra kërcnimit komunist, duhet të bashkë punojnë, këto popujë qi janë ekstra sllavë dot stabilizohen nji herë e mirë, e me perfitue e rujtë të drejtat, se per ndryshe këto janë në rrezik jo vetëm me hupë ekzistencën e pa-mvarsinë etyne, por pa dushim dhe gjuhnë e originin racjal.
Konfederacjoni Ballkanik
Me përkrahjen e fuqinavet aleate ky mundë të bahet në bazat nacjonale, po kurë se si jo nën supremacinë e serbvet.
Pikë nisja e nacjonalizmit per Ballkan duhet të jetë populli shqypetarë, dhe ky dot marre inicjativën per shtrimjen e sajë, mendohet se ka me pasë sukses e mrrijtë rezultatin e dëshruem, në asht se aleatët dot deçidojnë me veprue rrethë çashtjes.
Partitë nacjonale Serbo-Bullgare, duhet të perkrahen me nji takt, tuj i ko-ordinue me komandën shqypetare, e misjonin aleatë, të cillët të kenë pergjegjësine luftërake.
Per ndryshe të u shmangen ndihmat, e mos të kenë raste me shpekulue në interesat e popullit shqypetarë.
Randësija e ksajë politike dot kuptohet në të ardhshmen, se pse, interesat ballkanike janë ngushtësisht, të bashkueme me shetet aleate, kjo dot na siguroje miqsina të vërteta ndërmjet popujvet.
Lutemi kjo pikpamje të i referohet Shkëlqesisë tië kryeministrit Churchill.
Me kaq Zotni ministër pranoni nderimet e ndijesinat e mia ma të shqueta e të perzemërta.
Kolonel Muharrem Bajraktari
ME/3/II/944

Check Also

Franca futet në karantinë/ Kaos në Paris, qytetarët dynden në dyqane dhe largohen nga qyteti përpara mbylljes

Parisi është ‘pushtuar’ nga makinat vetëm pak orë para se të ndodhte bllokimi i ri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 8 =