Home / Aktualitet / Kokainë dhe armë me vete, policia kap “mat” 29-vjeçarin në Durrës

Kokainë dhe armë me vete, policia kap “mat” 29-vjeçarin në Durrës

Një 29-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Durrësit pasi është kapur me një sasi kokaine, si dhe një pistoletë. 29-vjeçari me inicialet SH.H rezulton i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënkalimi”. Qarkullonte me armë zjarri dhe me doza kokaine gati për shitje, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.29-vjeçari i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave më kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe ushtronte veprimtarinë kriminale të shprëndarjes së drogave të forta, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Sh. H., 29 vjeç, banues në Maminas, Durrës, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike. Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin Sh. H.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volksëagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Check Also

Pamjet skandaloze të tregtimit të mishit dhe ushqimeve, në tregun e Milotit

Një grup të rinjsh aktivistë kanë nisur mbledhjen e firmave të qytetarëve të Kurbinit në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + one =