Home / Aktualitet / Kokaina në Durrës, zbulohet firma porositëse. Kush është biznesmeni i arrestuar

Kokaina në Durrës, zbulohet firma porositëse. Kush është biznesmeni i arrestuar

Personi i arrestuar në Durrës, si administrator i frimës që kishte porositur ngarkesën me banane ku u gjet sasi e kokainës së sekuestruar mbrëmjen e djeshme është Selim Çekaj.

Ky i fundit është administrator i firmës “Ecoalmax”, që sipas policisë kishte porositur ngarkesën ku u gjetën e sekuestruar në një kontejner në Portin e Durrësit 49 kg kokainë. Njëherësh babi i Arbër Çekajt, administratorit të firmës “Arbri Garden”, i cili është dënuar me 14 vite burg po për trafik kokaine.

Arbër Çekaj

Firma “Ecoalmax” ndodhet në zonën e Maminasit, që lidh Tiranën me Durrësin.

Duket se bab e bir, Selim dhe Arbër Çekaj kanë përdorur të njëjtën skemë për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine, duke përdorur biznesin e bananeve për t’u kamufluar.

Vetë Arbër Çekaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka apeluar vendimin e dhënë nga GJKKO me 14 vite burg.

Aksioni  

Burime zyrtare bënë me dije se gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator Selim Çekaj, të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua shtetasi Selim Çekaj, banues në Sauk, Tiranë.

Aksioni që çoi në sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e biznesmenit u kodua “Mersin”.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − eleven =