Home / Aktualitet / Kokaina e kapur Durrës, flet nga Franca pronari i kompanisë

Kokaina e kapur Durrës, flet nga Franca pronari i kompanisë

Pronari i kompanisë ku u sekuestruan 11 kg kokainë në Portin e Durrësit, Eduart Dauti, ka reaguar për Ora News duke treguar se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës.

Dauti, ka rrëfyer nga Franca, ku ndodhet për një vizitë me familjen, se s’ka asnjë përgjegjësi penale dhe s’ka pasur asnjë dijeni se në kontejnerin me banane ishte futur një sasi e tillë droge.

“Unë jam në Francë aktualisht dhe nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur. Më kanë marrë miq e shokë, duke më treguar se është kapur drogë në kontinjer, por realisht nuk di asgjë. Prej tre ditësh ndodhem në Francë së bashku me familjen pasi kam ditëlindjen e vajzës. Nesër besoj vij në Shqipëri, pasi kam dhe biletat e kthimin dhe do sqaroj të gjithë pozicionin tim dhe të kompanisë” – ka treguar Dauti

Më tej ky i fundit ka shtuar se edhe herën e parë kompania e tij është përfolur për trafik droge, por autoritet amerikane sqaruan situatën, duke e kapur drogën e trafikantëve, pikërisht në portin e Pireut.

“Ky kontejner i bllokuar ditën e sotme ka mbërritur në portin e Durrësit nga porti i Pireut në Greqi. Sasia e bananeve është blerë nga firma në një kompani tjetër në Ekuador. Unë kam bananet nuk kam kontejnerin dhe s’mbaj përgjegjësi se çfarë i futet kontejnerit gjatë rrugës. Trafikantët Shqiptarë përdorin mallin tim për të transportuar drogën e tyre” – ka pohuar Dauti.

Më tej biznesmeni thotë se do vijë shumë shpejt në Shqipëri ku do sqarojë të gjithë situatën.

Magazina e kompanisë së bananeve është kontrolluar e gjitha me shumë urgjencë mesditën e sotme nga policia, me shpresën e sigurimit të provave të tjera.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − thirteen =