Dy ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ervin Pupe, të cilin e kanë uruar dhe i kanë deklaruar mbështetjen për punën.
Në fokus të takimit ka qenë plotësimi i vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese që i takojnë pjesës që përzgjidhen nga ana e Gjykatës Lartë. “Duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti dhanë një Gjykatë Kushteetuese funksionale brenda fundit të vitit 2020. Tani, është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Gjykatën Kushtetuese të mund të plotësohen dhe vetë Gjykatë e Lartë të jetë plotësisht funksionale. Le të vazhdojmë të ecim përpara – hap pas hapi”, shkruan ambasadorja Kim në rrjetet sociale.
Nga ana e tij ambasadori Soreca shkruan: “Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimit për Drejtësi të Shqipërisë, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren amerikane Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të Bashkimit Europian, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike”.
“Është shumë e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vendet e lira për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, KED të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”.