Home / Uncategorized / Kodra: Kam videot e të ndjerëve që kanë ulëritur nëpër krevat

Kodra: Kam videot e të ndjerëve që kanë ulëritur nëpër krevat

Drejtuesi i emisionit “Stop” tha se rasti i Tire Alldervishit nuk është i vetmi abuzim në spitalet Covid, ndërsa pohoi se posdeon të tjera materiale që denoncojnë situatën e krijuar në spitalet Covid.

Gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion”, ku u fol lidhur me ndalimet e 4 personave në spitalin Covid 2, Saimir Kodra pohoi se pret konfirmimin e familjarëve për të bërë publike rastet që ai disponon.

“Kam akoma raste të tjera, por pres të marr konfirmimin e familjarëve që të më japin miratimin për t’i bërë publike. Dhe kam raste të tjera. Kjo ishte një nga arsyet që isnsistoja që Tirja nuk ishte e vetmja. Dhe fakti tregoi me zbardhjen e celularit, që paska qenë një manaxhere e tmerrshme, si manaxhere dashmash.

Unë e kam thënë dhe në emision, po të zbardhen kamerat e lokaleve përqark sanatoriumit do të shkohet shumë më tepër se aq, uljet, bisedat, marrje parash, infermiere, sanitare, ka pafund histori të tilla”, u shpreh Kodra.

I pyetur nëse këto raste janë të verifikuara, Kodra tha: “Janë të konfirmuara, kam mesazhet, kam videot e të ndjerëve që kanë folur dhe kanë ulëritur nëpër krevat, por thjesht dua të marr miratimin e familjarëve. Kam një rast specifik që pasi m’i dha materialet ka një moment stepjeje dhe do të bëjë edhe një reflektim tjetër”./Opinion.al

Check Also

Bie ndjeshëm numri i viktimave dhe i të infektuarve me COVID(SHIFRAT)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën e COVID-19. Në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + four =