Home / Kryesore / KOÇO KOSTA DHE NOVELA ” ATA TË DY DHE TË TJERË ” 

KOÇO KOSTA DHE NOVELA ” ATA TË DY DHE TË TJERË ” 

Studentja greke dhe novela

Përjetova emocione të mëdha kur këtë novelë, të përkthyer në greqisht nga Niko Anagnosti (“Ekini i dhio qe ali” ) , e pashë në duart e një studenteje greke .Nuk u përmbajta dhe hyra në bisedë me të , kisha një merak që a do të mund ta kuptonte një vajzë e re , e cila nuk e ka njohur realitetin shqiptar të socializmit do të mund ta kuptonte thelbin e kësaj proze, antikonformizmin e saj .E këshillova që të lexojë parathënien dhe shkrimin e vetë autorit .I thashë diçka më shumë për historinë e këtij romani ( në botimet e pas vitit 1990 u quajt roman ) .–Po e lexoj me shumë kujdes , më thotë vajza e re .Ky roman më kujton vepra të ndaluara të letërsisë sovjetike dhe të ndonjë autori francez .Është një zbulim i një bote të re për mua , vazhdoi vajza e kulturuar greke , nuk mund ta fantazoja këtë qëndrim të ashpër të sistemit nga krijuesit , sidomos kur ai mundohet që ta ndihmojë këtë sistem që të përsoset , të shohë gabimet e politikës së vet .
I

Koço Kosta është ndoshta i vetmi prozator shqiptar që ka ndjekur shëmbullin e Gogolit me ” Frymë të vdekura” dhe konsideron një prozë të tij ” Paradite me shi ” poemë .Do të thoshja se Koço Kosta ka botuar një roman” Nata e Sofie Kondilit ” i cili mund të quhet roman – poemë.Në asnjë prozë tjetër të gjatë të letërsisë se sa në këtë roman proza nuk ka qënë kurrë më parë aq pranë poezisë , aq ekspresive , aq poetike .

(Kryqëzimi nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe mbrojtja nga kritikët letrarë kosovarë .)

Ata muaj Koço Kosta priste nga çasti në çast që t’i hidheshin prangat.

Dy heronjtë e novelës, Peshku i Kuq dhe Djaloshi i Pashëm, jo vetëm që nuk kishin asgjë të përbashkët me heronjtë e letërsisë së realizmit socialis, por autori u kritikua se krijoi dy personazhe të përçudnuar dhe me shënja homoseksuali.

Lidhja :Ajo( novela) është dërguar në shtyp duke treguar tolerancë dhe oportunizëm ndaj një autori , siç është rasti i i shkrimtarit Koço Kosta , të përkëdhelur , të mbi vlerësuar e fryrë nga kritika letrare .

Kritikët kosovarë: Shkëlzen Maliqi Isuf Berisha: …Po ashtu na mbetet të shpresojmë se ndalimi i botimit të novelës së Koço Kostës dhe kritikat që iu bënë atij me këtë rast nuk do të kenë ndikim vendimtar për fatin e këtij shkrimtari , i cili , për mëndjen tonë hyn në rradhën e prozatorëve më të mirë të gjeneratës së vet.( Gazeta ” Fjala” 1 Janar 1987.

PASOJAT për shkrimtarin: I ndalohet botimi për një periudjë 3 vjeçare, kthehet në kandidat i Lidhjes , përjashtohet nga Komiteti Drejtues i Lidhjes , i hiqet orari i reduktuar , e drejta e lejes krijuese .
Largohet nga puna si mësues dhe dërgohet me punë në prodhim në kooperativën e Greshicës.

Shkrihet redaksia e revistës ” Nëntori” , largohet kryeredaktori, kritiku i njohur letrar, Dalan Shapllo, redaktori Xhevahir Spahiu e të tjerë.

Një nga shkrimet kritike me të thella për novelën është shkruar nga kritiku letrar , libohoviti , Trim Gjata , i ndaluar që të botojë shkrime kritike që në fund të viteve 60 – të.Shkrimi mban titullin domethenës: ” Arti dhe diktatura”.

Redaksia në shkrimin që pasoi mos botimin e pjesës së dytë të novelës, autokritikën e saj dhe analizës dhe argumentave me të cilat mundohet të përligjë përse nuk duhej botuar thotë:” Një vepër pa vlera artistike dhe me gabime të patolerueshme ideore …Novela – pamflet nga njera anë vështirësisht e lexueshme dhe e mërzitëshme , me stil çapraz e gjuhë mjaft herë të përdhunuar …”

Ne që kishim ndjekur gjithë prozën e Koço Kostës na bëri përshtypje stili i ri narativ i tij.Autori i ndërgjegjëshëm se kishte ardhur koha që t’i thoshte ato që e mundonin për regjimin , zgjodhi dhe stilin e përshtatshëm për prozën e tij të re.Që me xhakaventot , të cilëve , që t’u zgjatej jeta u shtohej një fëshfeshe e re, që nga ëmërtimi i një bulevardi të një qyteti socialis në”Bulevardi i verbër”, përdorimi i citateve , të cilët në kontekst të tekstit dallohej qartë qësëndia, guximi i madh që të shkruaje atë kohë” se veteranët mburen se kanë qënë partizanë dhe pse nuk mburen se kanë qënë ballistë, se kështu përfitojnë në jetë.

Novela i ka bërë një tomi regjimit.Detajet artistike, atmosfera e jetës ku bie në sy varfëria shpirtërore dhe ekonomike dhe shumë anë të tjera negative bënë që novela vërtet të ngjajë me një pamflet letraro – politik .Shumë mendojnë se Koço Kostën, i cili ato ditë priste që nga çasti në çast t’i viheshin dhe prangat, e shpëtoi fakti se ngjarja ndodhi pas vitit 1985.
Novela lexohet e dhe sot me endje, bile kalimi i disa dekadave nga botimi, zhurma që e shoqëroi dhe sidomos një rilexim i saj në kohën që regjimi të cilin ajo stigmatizon nuk është më në skenën e historisë i jep tekstit letrar cilësitë e një dokumenti .Dhe novela na kujton disa nga anët gri të Socializmit.

( Koço Kosta në bibliotekën time )

( Tregimtari, romancieri , publicisti letrar)

Suhë – Lunxhëri , 1941 .

Libri i parë: ” Shënime përmes shiut”
( publicistikë letrare) .1968

” Unë dhe komiti ” tregime , 1969.
Romani i parë : “Buka e një stine me borë ”

Libra me çmime letrare ” Bisedë në mesnatë ” tregime , 1971 dhe ” Dadëmadhja ” novela , 1976 .” Qafa e Botës ” roman , çmim letrar në gjininë e romanit .Nuk qarkulloi , u bë karton.

Vepra të përkthyera :” Αυτοί οι δύο και οι άλλοι ” ( Ata të dy dhe të tjerë).Athinë 2005.Përkthyer nga Niko Anagnosti.

— INTERMEXO–
Ishte ndoshta hera e parë që në Skore u ndodha në një diskutim të hapur midis mësuesish e të tjerëve për një vepër artistike.Ata që e kishin lexuar novelën, duke njohur dhe qëndrimin zyrtar ndaj pjesës së parë të novelës , mbanin qëndrim ndaj autorit, disa prej të cilëve e njihnin personalisht, dhe filluan të tregojnë për ” bëmat” e shkrimtarit, që në fakt, me atë mentalitetin e kohës tingëllonin pak si anarkiste, pak si të guximëshme, pak prej një njeriu që mbante një qëndrim opozitar , jo aq hapur ndaj vetë rregjimit, por ndaj aparatçikëve të komiteteve , veprimet, metodat dhe sidomos pedantizmi dhe dogmatizmi i tyre ishte kthyer nga pjellori Koço Kosta në anekdota proverbiale.Të gjithë këta u bënë heronj të tregimeve dhe novelave të tij.Proza e Koço Kostës karakterizohet nga një pjesë të cilën Kadare e ka karakterizuar si ” tregime të ngyrë trandafili”,( Kadare vlërëson lart qëndrinin stoik të Koço Kostës për të mos pranuar kërkesën e sigurimig të shtetit që ai të kthehej në një informator i tij për Kadarenë, me të cilin Koço Kosta kishte marrdhënie miqësore.) dhe pjesa tjetër e prozës , shumë tregime dhe sodomos novela ” Dadëmadhja” i rezistojnë kohës dhe lexohen dhe sot me kënaqësi.Në prozën e Koço Kostës kam vënë re atë fenomen që ndodh dhe tek Teodor Laço, personazhe shëtitës nga tregimi në tregim dhe pastaj në prozën gjatë, i tillë është Puravel Duka.

Pas vitit 1990 Koço Kosta ka botuar disa vepra , por ajo që veçon është romani ” Nata e Sofie Kondilit” , një romani që fare mirë mund t’ i shkonte fjala ” poemë” si në ” Frymë të vdekura” të Gogolit.Me këtë roman ai arriti apogjeun e prozës së tij.Mund të mos jesh dakort me ato që thuhen në subjektin e këtij romani për luftën partizane, për të cilat ka shkruar dhe Sabri Godo, por të bën për vete ekspresiviteti dhe poetika e prozës së Koço Kostës.

Gëzimi i gjetjes së novelës në Gjirokastër

Doja që ta rilexoja atë pjesë të botuar në revistën ” Nëntori” .Ndodhesha në Gjirokastër dhe m’ u kijtua një librari e vogël aty në rrugicën që të çon në klubin e gjahtarëve.Më mori malli për atë kohë kur vija në Gjirokastër dhe blija libra.Befasia ishte e madhe kur në xham ishte vendosur novela e plotë e Koço Kostës.

Leximin e fillova nga pjesa e dytë, ajo nuk e pa dritën e botimit, ose më mirë dritën e qarkullimit , se u botua në numrin 5 të revistës ” Nëntori” të vitit 1886 dhe u kthye në karton.Disa kopje të revistës qarkulluan .
Botimi në libër të veçantë u shoqërua me artikullin redaksional të ” Nëntorit” ” Mbi novelën thellësisht të gabuar të Koço Kostës.” .Me shkrimin kritik të Trim Gjatës” Arti dhe diktatura ” , pjesë nga një shkrim kritik në organin letrar ” Fjala ” të Prishtinës dhe vendimet adnimistrative ndaj autorit.

Bbliografi” Ata të dy e të tjerë” .Shtëpia Botuese Enciklopedike , Tiranë , 1994.

Check Also

Vaksina “provë” kundër Covid-19 në SHBA/Eksperti nga Qendra për Kërkime Farmaceutike: Më e rëndësishmja që kemi bërë ndonjëherë…

Studiuesit amerikanë kanë nisur një tjetër provë të një vaksine eksperimentale për COVID-19, duke përdorur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =