Home / Histori / Koço Danaj: Ja si na coptuan !!!

Koço Danaj: Ja si na coptuan !!!

Koço Danaj/

Lidhur me deklarimin tim per Ismail Qemalin, disa Miq te mij kane shprehur reserva deri dhe akuza. A thua se trojet shqiptare i coptoi ai qe shpalli Pavarsine e Shqiperise Natyrale me territor 90 mije km katrore.

Per te sqaruar me mire miqte e mij qe jane me mijra dhe dhjetra mijra po ribotoj nje analize te gjate e cila ndodhet ne vellimin e dyte te Platformes se Shqiperise Natyrale.

Koco Danaj: Ja si na coptuan!!!!

…….Per 100 vjet na kane thene se trojet shqiptare i coptoi Konferenca e Londres.
Por a eshte e vertete? Ku ti gjejme materialet e kesaj “konference”. Nuk ka asnje material.
Ja disa fakte per lexuesin shqiptar:

1-Periudha midis 16 dhjetorit 1912 deri ne 29 korrik 1913 me shume kane qene takime ambasadoresh te gjashte fuqive te medha se sa nje konference zyrtare. Pra nuk ka pasur Konference. Dhe ky eshte mashtrimi me I madh.

Ketë e pohon vetë drejtuesi i “Konferencës” ish-ministri i jashtëm britanik Grey në Kujtimet e tij. Ja pohimi i tij lidhur me këtë cështjë: …….Ne ishim gjashtë: Lichnowsky, Mensdorff dhe Imperiali, respektivisht ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë; Cambon dhe Benckendorff, ambasadorët e Francës dhe të Rusisë, dhe unë për Britaninë e Madhe. Më takoi përgjegjësia e drejtimit, por ne vendosëm ti thjeshtojmë procedurat dhe të bënim një Komitet Miqsh,(Ju lutem Komiteti I Miqve eshte I barabarte me termin Konference?) ashtu sic edhe ishim. Ne mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Komiteti vazhdoi deri më gusht 1913, por ne mblidheshim vetëm kur e kërkonin rrethanat dhe raportet e miqësisë që ne kishim nuk i penguan debatet të vazhdonin të papërcaktuar në mënyrën më të bezdisshme…(Edwards Grey, Memoires, faqe 248, botimet Payot, 1927)

2-Mbledhja e ambasadoreve te 6 fuqive te medha ne Londer nuk u thirr per te diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por per te zgjidhur mosmarrveshjet midis 4 fuqive nderluftuese ballkanike, Serbise, Greqise, Malit te Zi , Serbise dhe Turqise, pas Luftes se dyte ballkanike. Nje nga pjesmarresit e kesaj mbledhje, ambasadori francez Pol Kambon e pohon nje gje te tille. Ai shprehet se: …Pas nenshkrimit te paqes midis Turqise dhe Italise, marja e vendimeve qe do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqise ju besua trupit dipolmatik ne Londer. Ai kishte per detyre hartimin e marrveshjeve midis shteteve te ndryshme nderluftuese te ballkanit. Mbledhja e Londres u hap ne 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespodenca, faqe 31, botimet Grasset, viti 1946)
Po këtë e pohon vetë drejtuesi i mbledhjes Grey i cili shprehet se: ……..Ta mendosh mirë, roli im personal në këtë Konferencë dukej pa ngjyra dhe shumë banal. Interesat britanike nuk ishin të afektuar nga fati i Gjakovës, Shkodrës apo fshatrave te tjera shqiptare, dhe nuk më takonte të merrja as iniciativa të ndonjë politike, as ta formuloja, por të veproja si një mediator i nevojshëm dhe i durueshëm midis Rusisë dhe Austrisë, të isha gati për të gjetur terrenin e konsensusit dhe të mbuloja pikat emosmarrëveshjeve……. (Grey, Memoires, Payot, 1927,faqe 254)

Pra e ashtuquajtura Konferencë e Londrës, u mblodh 18 ditë pasi ishte shpallur pavarsia e Shqipërisë Natyrale nga Ismail Qemali. Në datën 29 Nëntor 1912, ministritë e jashtme të 6 fuqive të mëdha u njohën me Aktin Juridik të shpalljes së Pavarsisë

3-Ne keto takime qe zgjaten 6 muaj, teritoret shqiptare u perdoren per te qetesuar dhe kenaqur palet nderluftuese qe ishin fqinjet e Shqiperise. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ai pohon në Kujtimet e tij se:…. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackës së luftës….. (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246)
Per te kënaqur Greqine, krahina shqiptare e Camërisë ju aneksua asaj, megjithëse shumica dërrmuese e popullsisë ishte shqiptare. Sipas Memorandumit të qeverisë shqiptare të Vlorës në vitin 1913, në Camëri jetonin 75 mije shqiptarë nga të cilët 18 mijë shqiptarë të greqizuar, të cilët ishin vendosur, ne kazanë e Reshadijes (Igumenicës) 16 mijë shqiptarë, në kazanë e Margëllicit 25 mije shqiptarë, në kazanë e Filatit 20 mijë shqiptarë, në kazanë e Paramithisë, 13 mijë shqiptarë……
Në kazanë e Luros 100 përqind shqiptarë…..(Memorandum I qeverisë së Vlorës, drejtuar Konferencës së Londrës, firmosur nga Mehmet Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga)
Per te kenaqur Serbine, krahina shqiptare e Kosoves me mbi 90 perqind popullsi shqiptare ju dha Serbise. Vetë Grey e pohon një gjë të tillë duke folur me përbuzje për trojet shqiptare. Ne Kujtimet e tij ai pranon se ….ne nuk mund të bënim luftë për disa fshatra si Gjakova….(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndërkaq, teritori që ju dha Sërbisë përbënte 29 mije kilometra katrore troje shqiptare. Ndersa trojet shqiptare nga Plava deri ne Ulqin ju dhane Malit te Zi.

4-Perfaqesuesit e 6 fuqive te medha ne qendrimin ndaj kombit shqiptar mbajten nje qendrim tipik kolonialist duke I perdorur teritoret shqiptare si placke tregu per te kenaqur fqinjet e saj dhe duke quajtur Shqiperi, ate qe mbeti dhe te cilen dy vjet me pas po keta ambasadore me Traktatin e fshehtë te Londres vendosen ta coptojne serish duke quajtur Shqiperi vetem nje krahine pergjate lumit Shkumbin dhe duke ja dhene teritoret e tjera Greqise, Italise dhe Serbise.

5-Përgjatë një shekulli, bashkësia ndërkombëtare ka mashtuar opinioni publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar duke e justifikuar coptimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes europiane.
Këtë e thotë Grey në fillim të vitit 1914. Ja pohimi I tij: …. Marreveshja ndermjet fuqive lidhur me kufijte veriore te Shqiperise u arrit pas nje perpjekje diplomatike te gjate dhe te veshtire. U vendos qe bregdeti dhe Shkodra ti mbeten shqiperise, ndersa Peja, Prizreni, Dibra dhe pas shume bisedimesh, Gjakova te lihen jashte Shqiperise. Kjo marrveshje le nje pjese te madhe teritori per tu ndare midis Serbise dhe Malit te Zi si frut i fitores se tyre…Une e di fare mire se kur gjithshka do te behet e njohur, kjo zgjidhje do te jape shkas ne shume pika per kritika te forta nga kushdo qe e njeh vendin…Por ne e bëmë këtë për të ruajtur paqen europiane..(Fjalimi i Greyt ne Dhomen e Komuneve, shkurt 1914)
Por në Kujtimet e tij të botuara në vitin 1927, vetë Grey shprehet se kishte mashtruar, lidhur me atë që kishte pohuar në Dhomën e Komuneve në 1914. Ja pohimi i tij ne Kujtimet e botuara: :…. lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës….(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246)

6-Pjesmarrësit e asaj që u konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre, se ata nuk morën asnjë vendim. Takimi midis tyre, te ngjan më shumë me një Kazino Politike, në Tavolinën e së cilës ishin trojet shqiptare. Cilat janë Pohimet:
– Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë, e megjithatë ne kishim bërë një punë të dobishme: ne kishim qenë mjeti i mbajtjes së gjashtë fuqive të mëdha në kontakt direkt dhe miqësor….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253)

-Pol Kambon, ish pjesmarres ne mbledhjen e Londres… Ballkaniket tane iken, por mbeten pa u zgjidhur problemet me te renda, kufijte e Shqiperise dhe ishujt e Detit Egje (Pol Kambon, Korespodenca, faqe 51, botimet Grasset viti 1946)…………….
Me respekt
Koco Danaj

Check Also

Ideja e multilateralizmit krijon harmoni, ekuilibër dhe drejtësi në botën e sotme

Nga Enver Bytyçi- Gjatë shekullit XIX bota dhe sidomos Europa ruajtën ekulibrat e paqes permes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − four =