Home / Aktualitet / KLGJ-ja miraton listën: Si janë renditur kandidatët

KLGJ-ja miraton listën: Si janë renditur kandidatët

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar mbledhjen e radhës plenare për katër pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë në radhën e gjyqtarëve.

Këshilli ka miratuar renditjen e gjyqtarëve kandidatë për katër pozicionet e lira në fushën e betejës penale pasi janë verifikuar kushtet e kritereve të emërimit, pasurisë, integritetit personal dhe profesional të tyre.

Kandidatët që janë renditur për pozicionet e lira janë: Sokol Binaj; Klodian Kurushi; Iliriana Olldashi; Albana Boksi dhe Sandër Simoni.

Njoftimi i plotë

Sot, në datën 09.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në lidhje me procedurat, për emërimin në Gjykatën e Lartë, për katër pozicione të lira në këtë gjykatë, nga radhët e gjyqtarëve.

Më konkretisht, pas kryerjes të procedurave ligjore, si dhe verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve të emërimit, pasurisë, integritetit personal dhe profesional të tyre, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së gjyqtarëve kandidatë për katër pozicionet e lira në fushën e së drejtës penale si më poshtë vijon:

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.241, datë 09.07.2020:

Sokol Binaj;

Klodian Kurushi;

Iliriana Olldashi.

 Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.242, datë 09.07.2020:

Albana Boksi;

Sandër Simoni; Z. Sokol Binaj, Z. Klodian Kurushi.

 Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.243, datë 09.07.2020:

Sandër Simoni;

Sokol Binaj.

 Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.244, datë 09.07.2020:

Albana Boksi;

Sandër Simoni;

Klodian Kurushi.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − twelve =