Home / Aktualitet / Kjo është marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë (FOTO LAJM)

Kjo është marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë (FOTO LAJM)

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar pak më parë marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Marrëveshja përbëhet nga plot 16 pika.

Kjo marrëveshje konsiderohet ekonomike dhe në paragrafim e parë thuhet se Serbia dhe Kosova kanë pranuar të normalizojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike si më poshtë.

Vlen të theksohet se në paragrafin e fundit të marrëveshjes thuhet se Kosova dhe Izraeli janë dakorduar të njohin njëri-tjetrin.

Më poshtë shihni dokumentin zyrtar të siguruar nga ArbëriaNews.net

Marrë nga: ArbëriaNews.net

Check Also

Kriza nga “COVID-19” rrëzon eksportet Shqipëri-Kosovë

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës për tetë muajt e parë të këtij viti kanë rënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − three =