Home / Kryesore / Kjo është familja mbretërore më e pasur në botë

Kjo është familja mbretërore më e pasur në botë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e pushtetit, ndikimit dhe pasurisë, zotërohet nga rreth 2.000 prej tyre.

Këta të fundit, vlerësohet se zotërojnë një pasuri të përbashkët prej 1.5 trilionë dollarësh. Më i pasuri është sigurisht Mbreti Salman me 100 miliardë dollarë.

Pas tij, nga fuqia dhe ndikimi vjen djali i tij Muhamad bin Salman, që është përcaktuar zyrtarisht si pasardhësi i kurorës. Të ardhurat kryesore, vijnë kryesisht nga nafta.

Por familja po investon kudo nëpër botë, për të pasur burime të tjera. Marrëdhëniet brenda familjes janë vazhdimisht të tensionuara. Intrigat dhe komplotet janë të shpeshta, por edhe shtypja e tyre është e ashpër.

Në nëntorin e vitit 2017, Princi i Kurorës mbajti nën arrest për mbi 3 muaj në një hotel luksoz dhjetëra pjesëtarë të familjes, por edhe sheikë të tjerë, me akuzën e korrupsionit. Pati raporte edhe për tortura, por ato u hodhën poshtë nga autoritetet.

Check Also

20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Çdo ditë zbulojmë diçka të re mbi kafshët dhe botën përreth nesh Shikoni me ne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =