Home / Aktualitet / Kishte folur në telefon me një burrë, talibanët rrahin brutalisht një grua

Kishte folur në telefon me një burrë, talibanët rrahin brutalisht një grua

Pamje të tmerrshme janë publikuar në Afganistan, ku një grua rrihet në mënyrë mizore nga Talibanët, për motivin se ishte duke folur në telefon me një burrë.

Në pamje tregohet se ajo kerkon mëshirë, dhe e dëshpëruar u kërkon falje duke thënë “pendohem, jam faji im, u rrëmova” mes thirrjeve të dhimbjes. Rrahja brutale u vëzhgua nga shumë burra vendas atje, për të parë dënimin që po kryhej.

Gruaja e mbuluar me shami, u drejtua në rrethin e spektatorëve afër Heratit ng një plak islamik para se dënimi i saj të merrej nga dy të tjerë. Burri me të cilin gruaja kishte folur në telefon u arrestua gjithashtu dhe u mbajt në një burg të Talibanëve.

Mendohet se klipi është regjistruar në fund të vitit të kaluar, por vetëm tani është shfaqur pasi është postuar në internet.

Ky sistem thuhet se ekziston në të gjithë Afganistanin për shkak të mungesës së pranisë së qeverisë. Atefa Ghafouri, një aktiviste për të drejtat e grave në Herat, thotë se ata që drejtojnë “këto të ashtuquajtura gjyqe ndihen të paprekshëm” për shkak të “mosveprimit të qeverisë Afgane”.

“Të gjithë burrat që morën pjesë në kamxhik ishin qytetarë të zakonshëm, thjesht njerëz që jetojnë në zonë, shumë afganë, veçanërisht ata në rajonet rurale, mbështesin këto gjykata ” tha ajo për France 24.

Shfaqja e videos vjen pasi Joe Biden konfirmoi se SHBA do të tërheqë të gjitha trupat e saj nga Afganistani deri në 11 Shtator 2021 për t’i dhënë fund “luftës më të gjatë në historinë e SHBA”.

Presidenti konfirmoi të gjithë 2,500 trupat amerikane se do të ktheheshin në shtëpi gjatë katër muajve, duke filluar nga 1 maj, afati i tërheqjes i rënë dakord midis Donald Trump dhe talebanëve.

Presidenti njoftoi tërheqjen historike gjatë një konference shtypi të Shtëpisë së Bardhë në dhomën e Roosevelt, ku George Ë. Bush njoftoi sulmet kundër kampeve të trajnimit të Al-Kaidës më 7 tetor 2001.

Biden tha se: “Talibanët duhet ta dinë që SH.B.A do të mbrojë aleatët dhe partnerët tanë me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + five =