Home / Aktualitet / Kishte ardhur nga Shqipëria / Kapet në Peleponez skafi me 1200 kg kanabis, arrestohen ‘transportuesit’

Kishte ardhur nga Shqipëria / Kapet në Peleponez skafi me 1200 kg kanabis, arrestohen ‘transportuesit’

Një super operacion anti-drogë është zhvilluar në shtetin fqinj, Greqi, ku janë sekuestruar plot 1200 kg kanabis, në një zonë pranë Gjithios në Peloponez.

Sipas informacioneve të para rezulton se ngarkesa ka mbërritur me skaf nga Shqipëria dy ditë më parë dhe ishte shkarkuar në një zonë të izoluar në afërsi të Gjithios.

Policia thotë se kishte informacion për mbërritjen e lëndës narkotike, ndaj dhe strukturat e posaçme të saj ndodheshin në alarm.

Deri më tani janë arrestuar dy persona, të cilët janë gjetur mbi motoskafin që po transportonte drogën.

(Descript.al)

Check Also

Përkeqësohet bilanci/ 35 viktima dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Ministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + seventeen =