Home / Aktualitet / “Kishin urdhër të më shkatërronin”, Mihal Kokëdhima flet pas burgut

“Kishin urdhër të më shkatërronin”, Mihal Kokëdhima flet pas burgut

Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit “Panorma” që bëri xhiron e rrjetit një vit më parë teksa sulmonte disa turistë spanjollë e ka mbaruar dënimin e tij me burg.

E tani që është i lirë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ku ka treguar versionin e tij për ngjarjen që ka bërë shumë bujë.

Gjatë intervistës Mihali u shpreh se një grup turistësh e terrorizuan dhe ata kishin marrë urdhër që ta shkatërronin.

Një grup turistësh terrorizuan pronarin e lokalit. Nuk e patë që isha drejt vdekjes. Keni parë tjetër që ishte drejt vdekjes. Kërkohesha të mbahesha, i bija xhamit që të ndalonin.

Kur pasagjeri i thoshte shoferit ndalo dhe mua më thoshin hidhu. Ishte fuqia ime fizike që mbijetova. Momenti kur unë theva xhamin dhe mbaja dorën te kroskoti ata më gjuanin me shkelma. Kjo është e vërteta”, tha Kokëdhima për “Shqipëria Live”.

Sipas tij, e gjithë kjo ndodhi pasi ata kishin urdhër që ta shkatërronin.

“Kishin marrë urdhër të më shkatërronin. Do të mbajnë përgjegjësi ata që më bënë një gjë të tillë. Ata më vranë, duhet të shkojnë në burg. Dola para makinës të merrja atë që më takonte. Duhej të vinte policia kur e mora në telefon. Më shkatërruar lokalin, më vodhën lokalin. Çfarë kërkonte e gjithë qeveria nga unë”, shtoi ai.

Mihal Kokëdhima dha gjithashtu edhe versionin e tij rreth kësaj ngjarje të bujshme, ku u shpreh se ai është viktima dhe se ai ka rrezikuar jetën e tij.

Kur gazetari e pyeti se pse reagoi ashtu, Kokëdhima u shpreh:

“Ishte një nga ditët ku kishte punë, se stafi ynë nuk ishte i kualifikuar dhe unë punoja me sinqeritet, shumë klientë thoshin drekë si kjo nuk kemi ngrënë askund. Erdhën turistët spanjollë dhe ju thashë hajdeni në kuzhinë dhe shikoni peshkun dhe e zgjodhën vetë. Morën 8 racione. Pasi nisa ta rregulloja, kamerieri më thotë nga larg se nuk duan 8 por 5 racione. Unë kisha nisur t’i përgatisja dhe thashë është problem i tyre nëse do i hanë apo jo”.

“Pas 5 minutash dal dhe shoh që kishin ikur. U bëra kurioz se si ikën kur bënë porosinë. Shkova për t’i pyetur se pse ikën. Shoferi më vendosi duart në gryke dhe s’më la të lëvizja. Turistët u futën brenda në makinë, e më pas shoferi më la. Unë dola para makinës dhe ju thashë se nuk do iknin pa ardhur policia.

Mora në telefon policinë dhe teksa isha para makinës ata u nisën. E çfarë të bëja unë, u vendosa para makinës. Eci 200 metra dhe unë i kërkoja që të ndalonte. Ai që ishte në vend të parë më shoferin i bërtiste atij që të ndalonte, por ai thoshte jo do ta çoj deri në Sarandë. Isha shumë keq. Nuk e dija që kishte dalë video. Nuk donin as të bëja denoncim”, vijoi Mihali.

Check Also

Rëndohet situata e COVID-19/ 3 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, mes viktimave dhe një i ri

3 viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =