Home / Aktualitet / Kishin makinën me drogë dhe nuk iu bindën policisë për të ndaluar, arrestohen dy persona në Berat

Kishin makinën me drogë dhe nuk iu bindën policisë për të ndaluar, arrestohen dy persona në Berat

Policia e Beratit ka bërë arrestimin e dy shtetasve të cilët kanë qënë duke lëvizur me një sasi të lëndëve narkotike në automjetin me të cilin udhëtonin.

E.M , 21 vjeç dhe X.M, 27 vjeç  janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur “Qafa e Mullirit”, në aksin rrugor Poliçan-Berat, pasi fillimisht kanë refuzuar të ndalojnë siç ka bërë me dije Policia e Beratit.

Sipas policisë shtetasit E.M dhe X.M kanë goditur makinën e policisë me mjetin e tyre dhe janë larguar, ku ndër të tjera janë parë të hedhin nga makina një sasi të lëndës narkotike, e cila është gjetur nga policia dhe është sekuaestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohen dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M., 21 vjeç dhe X. M., 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L.

Pas informacioneve të marra nga Policia se këta shtetas posedonin lëndë narkotike në mjetin e tyre, nga ana e Policisë, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e mullirit” u organizua puna për ndalimin e tyre. 

Shtetasit e lartpërmendur nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, i kanë kundërshtuar ata duke goditur me mjetin e tyre mjetin e Policisë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. 

Menjëherë shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje për kapjen dhe ndalimin e tyre. Gjatë ndjekjes konstatuan se këta shtetas kanë hedhur nga mjeti i tyre një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − eighteen =