Home / Aktualitet / Kishin dyshime se do bënin vrasje në ish-bllok, agjentët civilë kapin dy të rinj nga Fieri me xhip të blinduar

Kishin dyshime se do bënin vrasje në ish-bllok, agjentët civilë kapin dy të rinj nga Fieri me xhip të blinduar

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ishte marrë informacion se lëviznin me armë dhe do kryenin një vrasje.

“Ora News”, mëson nga burime policore se dy personat që policia ka ndjekur për disa orë dhe më pas i ka ndaluar në sheshin “Willson” në Tiranë, janë Enrik Hoxha dhe Marko Quka.

Të dy këta persona me origjinë nga Fieri, në momentin e ndalimit në zonën e ish-bllokut në Tiranë, nuk kanë bërë rezistencë.

Policia ka kontrolluar me imtësi mjetin e tyre, një fuoristradë të blinduar me targa kosovare, por nuk është gjendur asnjë lloj arme, sikundër thuhej në informacionin që ka qarkulluar brenda strukturave të policisë.

Policia ka sekuestruar mjetin e blinduar, i cili tashmë ndodhet në komisariat.

Të dy të rinjtë nga Fieri, janë shoqëruar në ambjentet e komisariarit Nr.2 në Tiranë, ku pasi u morën në pyetje, janë lënë sërish të lirë nga policia.

Ndërsa mjeti i tyre i blinduar me targa kosovare, me të cilin lëviznin në zonën e ish-bllokut, është sekuestruar nga policia dhe po kryehen hetime të mëtejshme.

Identifikimi i këtij automjeti që lëvizte në mënyrë të dyshimtë në zonën e stadiumit “Dinamo” dhe zonës së ish-bllokut është bërë nga një telefonatë.

Sipas informacionit që ka mbërritur në polici, se brenda në makinë ka pasur armë dhe personat mund të realizonin një atentat.

Policia në rrugë operative ka mundur të lokalizojë këtë automjet dhe ka filluar ndjekjen e tij me agjentë civilë, për të mësuar më tepër rreth lëvizjeve të këtyre persona.

Pas disa orë ndjekje në Tiranë,agjentët civilë kanë vendosur të ndërhyjnë duke ndaluar makinën dhe ushtruar kontroll për gjetjen e armëve, por pa rezultat.

Check Also

Koronavirusi në Shqipëri/ MSH publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë vazhdon të jetë pozitive, ndërsa raportohet se vetëm dy persona …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + thirteen =