Pas bojkotit nga Liga Profesioniste, e cila ka vendosur që futbolli në Shqipëri të ndërpritet deri në plotësimin e katër kushteve nga qeveria, probleme të tjera po hasen në ekipet shqiptare.
Sikur të mos mjaftonte kjo, kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjithçka u vërtetua pas analizave të bëra, me dyshimin që kishte ditë që ekzistonte.
Futbollisti do qëndrojë i izoluar, në mënyrë që të shmangë kontaktet me të tjerë. Infektimi i mbrotjësit 25-vjeçar është një lajm i keq jo vetëm për shkodranët, por edhe për futbollin shqiptar.