Home / Aktualitet / Kina proteston ndaj sanksioneve të BE-së, kundërpërgjigjet

Kina proteston ndaj sanksioneve të BE-së, kundërpërgjigjet

Ministria e jashtme e Kinës tha të martën se kishte thirrur ambasadorin e Bashkimit Evropian, Nicolas Chapuis, për t’i paraqitur një “protestë të ashpër” kundër sanksioneve që blloku vendosi ndaj zyrtarëve kinezë për shkeljen e të drejtave të njeriut në provincën veriperëndimore të Sinkiangut.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaja i vendosën sanksionet të hënën, hapi i parë i koordinuar perëndimor i këtij lloji kundër Pekinit nën presidentin e ri të SHBA Joe Biden.

Pekini u kundërpërgjigj menjëherë me masa ndëshkuese kundër BE-së që, me sa duket, ishin më të gjera dhe përfshinin ligjvënës evropianë, diplomatë, institute dhe familje si dhe duke i ndaluar bizneset e tyre të bëjnë tregti me Kinën.

Qeveritë perëndimore po përpiqen ta mbajnë Pekinin përgjegjës për ndalimet masive të ujgurëve myslimanë në Kinën veriperëndimore, ku Shtetet e Bashkuara thonë se Kina po kryen gjenocid. Kina i ka mohuar akuzat.

Check Also

Kryeministri Rama jep medalje ari për nxënësit me rezultate të shkëlqyera, i riu ‘ia plas në sy’: Shyqyr që erdhën zgjedhjet…

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushin kanë dorëzuar medalje për gjimnazistët ekselent. Teksa ia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =