Home / Aktualitet / Kim: Krimi është ndërkombëtar, të përshtatemi për ta luftuar

Kim: Krimi është ndërkombëtar, të përshtatemi për ta luftuar

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, gjatë ceremonisë të dhurimit të pajisjeve për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit me vlerë mbi 100 mijë dollarë ka deklaruar se demokracia, mbrojtja dhe biznesi janë përparësitë kryesore të SHBA në Shqipëri. Yuri Kim, tha se SHBA me pajisjet e reja synon përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të luftuar trafiqet e paligjëshme dhe krimin ndërkufitar.

Më tej, Kim tha se e mbështesin Shqipërinë pasi duke pasur një Shqipëri të sigurt, edhe Europa është e sigurt dhe kjo gjë është në interes të të gjithë aleatëve të NATO-s. Teksa theksoi se në kohët ku jetojmë krimi është ndërkufitar, ndërkombëtar Kim deklaroi se është e rëndësishme që të gjitha agjencitë të mund të bashkëpunojnë për ta luftuar.

“E kam thënë më parë dhe do ta them përsëri. Për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, demokracia, mbrojtja dhe biznesi janë përparësitë e saj kryesore. Për mbrojtjen dhe çështjet e sigurisë përkushtimi i palëkundur i qeverisë së SHBA-së ndaj forcimit dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri është i qëndrueshëm. Dhurimi i këtyre pajisjeve me vlerë afro 170 mijë dollarë synon përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të luftuar trafiqet e paligjshme dhe krimin ndërkufitar. Arsyeja pse e bëjmë këtë, mbështetjen për Shqipërinë është sepse duke pasur një Shqipëri të sigurt kemi një Europë më të sigurtë dhe një aleate më të sigurtë të NATO-s, pra këtë e bëjmë në interes të aleatëve tanë. Kur flas me shqiptarët, gjëja që ata më thonë më shumë janë kostot e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Sot po shikojmë se si organizata brenda shtetit tashmë kanë filluar të ndërmarrin veprime, kemi parë se si SPAK ka njoftuar çështje të mëdha. Gjithashtu jam e kënaqur të them që kjo nuk do të ishte e mundur pa përpjekjet e policisë shqiptare dhe nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe e Shqipërisë. Do të doja sot të vlerësoja përpjekjet e policisë dhe ose zyrtarëve të kufirit. Në kohët ku jetojmë krimi zakonisht është ndërkufitar, ndërkombëtar. Duhet të themi që angazhimi thjesht i një pjese, i policisë kufitare nuk mjafton, por gjithashtu është e rëndësishme të theksojmë që është e rëndësishme që të gjitha agjencitë të mund të bashkëpunojnë sëbashku. Trafikimi i armëve të shkatërrimit në masë, trafikimi i lëndëve narkotike, terrorizmi dhe krimi i organizuar ndërkombëtar kanë një të përbashkët, ato drejtohen nga ata keqdashës që dinë të përshtaten dhe janë të pamëshirshëm. Edhe ne duhet të jemi të përshtatshëm për t’i vijuar këto përpjekje. Nxisim agjencitë ligjzbatuese që të luftojnë krah për krah”, tha Kim/Opinion.al

Check Also

Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Mjeku Pëllumb Pipero u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × five =