Home / Aktualitet / Kim Kardashian uron publikisht këngëtaren shqiptare

Kim Kardashian uron publikisht këngëtaren shqiptare

Anxhelina ka përfunduar në Instagram-in e Kim Kardashian dhe gjeni se për çfarë?

Ylli i “Keepiing Up With The Kardashians” ka ndarë në adresën e saj në Instagram, që është një ndër më të ndjekurat në mbarë botën, këngën më të fundit të Anxhelinës, Precious. Këngëtarja shqiptare është shoqja më e mirë e grimierit të Kim, Ariel dhe siç duket kjo ka qenë një ndër arsyet pse Kardashian ka publikuar projektin e fundit muzikor të artistes shqiptare.

Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, ka shkruar Kim.

Sigurisht që ky postim e ka lumturuar pafund Anxhelinën, sepse jo të gjithë arrijnë të njihen nga Kim Kardashian dhe aq më tepër të kenë një postim të dedikuar në profilin e saj në Instagram. Anxhelina e ka falenderuar disa herë Kim për mbështetjen, duke vënë në dukje faktin se ajo është një gratë më të suksesshme, por edhe më modeste në botë.

Wow! Shumë faleminderit Kim Kardashian! Nuk e ke idenë se sa shumë do të thotë mbështetja jote për mua. Kam punuar për këtë këngë shumë gjatë. Kjo është përtej! Faleminderit

Mbretëresha e botës! Faleminderit! Zemra ime është shumë e mbushur tani! Jam më shumë se mirënjohëse! Gjithë gjërat e mrekullueshme që ti po bën me reformën e burgjeve dhe të qenurit kaq modeste me gjithçka që ke bërë asnjëherë nuk kalon pa vëmendje! Nga ajo çfarë unë kam parë me syrin e publikut dhe ato që Ariel më ka treguar për ty, ti ke një zemër shumë të bukur! Pa dyshim po lë pas një trashëgimi të mrekullueshme! Dhe si grua vetë jam shumë e lumtur të shikojë se si gratë si ty mbështesin gratë si unë! Faleminderit pafundësisht!”, shkruan Anxhelina.

Këngëtarja u rikthye me “Precious” pas 9 vitesh mungesë në tregun muzikor dhe përfundimisht tashmë mund të themi se pritja ja ka vlejtur.

Check Also

Anëtari i Organit Kolegjial në AIDSSh, kandidat për deputet. A do ta respektojë ligjin?

Nga Gentiana Mara SULA- Z. Marenglen Kasmi ka informuar sot zyrtarisht qe eshte perzgjedhur per …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =