Home / Kronike / “Këtu do të derdhet gjak”, tetë shqiptarë kërcënojnë drejtorin e burgut të Korfuzit

“Këtu do të derdhet gjak”, tetë shqiptarë kërcënojnë drejtorin e burgut të Korfuzit

Kërcënimet nga një i burgosur shqiptar drejtuar Drejtorit të burgut të Korfuzit dhe informacioni që kishin shërbimet informative për drogë dhe armë brenda qelive, duket se kanë përshpejtuar hetimet në këtë IEVP.

Mediat raportuan se një shqiptar i dënuar për krime të rënda, ka kërcenuar Drejtorin e Burgjeve në Greqi, duke i thënë që këtu do të derdhet gjak.

Mediat greke raportojnë se pas kësaj, drejtori i Policisë së Korfuzit organizoi operacionin në dy pavijone të burgut të sigurisë së lartë, ku mbahen tetë të dënuar shqiptarë, që konsiderohen si tepër të rrezikshëm.

Shqiptarët dyshohet se kishin organizuar arratisjen në 15 Gusht, ndërkohë që u diktuan nga oficerët e burgut të cilët parandaluan arratisjen në momentin e fundit.

Kreu i këtij grupi është pikërisht shqiptari që kërcënoi drejtorin e burgjeve, ndërsa pjesë është edhe i akuzuari si autor i vrāsjes së avokatit Michalis Zafeiropulos, Ibrahim Brahimi, i cili edhe më herët ka tentuar të arratisej.

Ajo që grupi hetimor po heton, është se si dy pistoletāt, plumbat dhe silenciatori, u futën në IEVP, dhe pse oficerët e burgjeve nuk e kuptuan që autorët ishin duke fshehur ārmët në ambiente publike, shumë të frekuentuara, ku ka kamera sigurie.

Autoritetet greke kanë marrë nën hetim edhe oficerë të burgut të cilët mendohet se i kanë dhënë ndihmë shqiptarëve.

Check Also

Horoskopi për ditën e mërkurë, 23 shtator 2020

Dashi Nëse e keni të domosdoshme që t’i thoni një miku apo pjesëtari të familjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 11 =