Home / Shendet / Këto janë bimët mjekësore që bëjnë mrekullinë për shëndetin, ja si t’i përdorni

Këto janë bimët mjekësore që bëjnë mrekullinë për shëndetin, ja si t’i përdorni

Këto bimë mund të gjenden fare lehtë në tregje fruta-perimesh por edhe në kopshtet e shtëpive tuaja.

Përveç përdorimit të tyre në kuzhinë, këto bimë kanë dhe vlera të shkëlqyera shëndetësore.

Ndaj mund t’i përdorni edhe për disa nga problemet më të përhapura të organimizt.

Borziloku Ndihmon me problemet e tretjes
Duke qenë se borziloku përmban shumë vlera anti-spasmodike ai mund të përdoret për trajtimin e metabolizmit të dëmtuar. GJithashtu borziloku përdoret si çaj për të lehtësuar dhimbjet e stomakut.

Sherebela Eliminon djersitjen e tepërt

Sherebela përmban një acid rosmarinik i cili shërben si një substanve me efekte anti-inflamatore. Disa studime pohuan se konsumimi i sherebelës arrinte të ulte djersitjen deri me 50% vetëm në 2 orët e para të konsumimit.

Kopër Eliminon radikalet e lira

Mund të quhet dhe vlera më e madhe që bima e koprës i jep organizmit tonë. Këtë ‘shërbim’ kopra e arrin përmes substancës monoterpenes, e cila arrin të eliminojë efektet kancerogjene të kimikateve të ndryshme.

Majdanozi Rrit vitalitetin e zemrës

Nivelet e larta të acidit folik dhe vitaminave A dhe C arrijnë të balancojnë homokistinën në gjak. Diçka që është jetike për shëndetin e zemrës sonë.

Trumzë Përforcon sistemin e frymëmarrjes

Kjo bimë e lashtë përmban thimol, që është një antiseptik shumë i fortë. NË shumë raste është parë që përdorimi i trumzës ndihmon systemin e frymëmarrjes. Mjafton ta përgatisni porsi çaj dhe ta konsumoni me mjaltë për të lehtësuar simptomat e astmës dhe bronkitit./AgroWeb.org

Check Also

Si të shmangni plakjen e trurit? Mësoni mënyrat për të parandaluar këtë rrezik

Sëmundja e dementias është një ndër më të përhapurat në të gjithë globin. Prek trurin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + twelve =