Home / Aktualitet / Këta janë 26 kandidatët e PD për Qarkun e Beratit

Këta janë 26 kandidatët e PD për Qarkun e Beratit

Edhe pse qarku i Beratit ka vetëm 8 mandate deputetësh në Parlamentin e Shqipërisë, brenda Partisë Demokratike garojnë plot 26 kandidatë.

Kandidatët do të votohen të hënën nga anëtarësia nëse do të jenë apo jo në garën zgjedhore të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Kandidatët e propozuar nga anëtarësia kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Qarku i Beratit, me 8 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 26 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Dega Berat

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4.ASTRIT VELIAJ

5.DENIS SAHATCIU

6.DRITAN HAZINEDARI

7.ENO QANA

8.KASEM MAHMUTAJ

9.MUHARREM HOXHA

10.NAMIR LAPARDHAJA

11.OLTION MERDARI

Dega Poliçan dhe Skrapar

1.ANILA KORONI (POLIÇAN)

2.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)

3.PELLUMB NAKO (POLIÇAN

4.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)

5.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)

Dega Ura-Vajgurore

1.BUJAR HOXHAJ

2.FERDI BRAHUSHI

3.LEDIAN DAJA

4.LILJANA BICA

5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë

1.ARDIT BENJA

2.DITAR QEVANI

3.FADIL MARA

4.MYSLIM HAXHI

5.SOFIKA JANI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës.

Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Check Also

Pas kërkesës së MEPJ, Google rregullon emërtesat në hartën e Shqipërisë

Kompania Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për rregullimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + seventeen =