Home / Aktualitet / Këshilli i Lartë i Prokurorisë përfundon verifikimin e pasurisë dhe figurës për tre kandidatët në ILD

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përfundon verifikimin e pasurisë dhe figurës për tre kandidatët në ILD

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e mbajtur online ditën e sotme ka vendosur të vlerësojë si të përfunduar procedurën për verifikimin e figurës dhe pasurisë të kandidatëve për pozicionin e inspektorit në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Elena Pelushi, Lindita Ziguri dhe Julian Zonja janë tre kandidatët për në ILD, për të cilët KLP votoi sit ë përfunduar procesin e pastërtisë të figurës dhe vlerësimin e pasurisë.

Njoftimi i plotë i KLP-së: Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, 29.12.2020, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të tetë anëtarëve dhe në mungesë të z. Alfred Balla., si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi çështjet si vijon:

Me 7 vota pro dhe 1 kundër ( z. Tartar Bazaj ), Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës së tre kandidatëve për t’u komanduar në pozicionin e Inspektorit pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht: znj. Elena Pelushi (Bakallbashi), znj. Lindita Ziguri (Male) dhe z. Julian Zonja, si dhe t’u lejojë kandidatëve prokurorë të vijojnë procedurën e komandimit si Inspektorë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Check Also

Opozitarizmi po merr fuqi në Rusi

Nga Sebastian ZONJA- Bashkëopozitarët e Alexei Navalnyt në Rusi, i cili përballet me akuza që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × two =