Ish-ministri në Detyrë për Europën dhe Punëte Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij, Shkelzen Cakaj.
Përmes një njotimi në Facebook, ai falenderon dashamirësit dhe shpreh mirënjohje të thellë për ata që u treguan të gatshëm për të dhënë ndihmë.
Më herët Gent Cakaj kishte bërë thirrje për ndihmë për për babain e tij, të cilit i duhej plazmë gjaku e grupit A pozitiv, pasi është i infektuar me COVID-19.
Postimi i plotë i Gent Cakajt
Miq e dashamirës, Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë! Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!
Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti