Home / Editorial / KËRCIMI I RAMËS, NGA PERËNDIMI “BLU” NË LINDJEN E KUQE

KËRCIMI I RAMËS, NGA PERËNDIMI “BLU” NË LINDJEN E KUQE

Nga Xhovan SHYTI –
E nisi me Perëndimin e shoqërive të konsoliduara demokratike dhe treg konkurues për të përfunduar me rreshtimin kah Lindja e kuqe komuniste, ku shoqërinë e komandon urdhëri dhe oreksi i Njeshit.
“Vallja” e vaksinave dhe vaksinimit masiv, e nisur muaj më parë nga kryeministri Edi Rama, me optimizmin e ofrimit të ndihmës  nga miqtë e tij perëndimorë, nga sa po duket, do të mbetet deri këtu, pra thjesht një premtim, dëshirë e betim i parealizuar. Pasi ditët e fundit, çoroditja kryeministrore ka ndalur, duke i dhenë fund kështu dilemës nga Perëndimi apo rikthim tek Lindja e kuqe, ku ende valëvitet flamuri i kuq me yllin pesë cepësh të komunizmit ngadhnjimtar,
I detyruar nga mbyllja e portave për përfitimin e vaksinave perëndimore, pasi muaj më parë deklarativisht kryeministri Edi Rama e kishte përjashtuar mundësinë e vaksimimit të shqiptarëve me produktin anti “COVID-19”  rus “Sputnik” dhe atë kinezë “Sinovac”, shpalli publikisht e bujshëm, hedhjen në përdorim të të dy këtyre vaksinave edhe pse ato ende nuk janë çertifikuara nga institucionet kompetente për standartin e sigurisë së efektivitetit që ofrojnë.
Madje-madje në lëvizjen e tij të detyrueshme krahas lajmit se ka siguruar mbi një milion vaksina kineze, kryeministri Rama i njohur për paturpësinë e vet në të tilla kërcime ekstreme, po bujshëm dhe paarsyetueshëm, bëri publik ngritjen e një fabrike të prodhimit të vaksinave kineze. Duke na kujtuar kështu ndihmën kineze të kohës së komunizmit enverian nga e cila edhe sot e kësaj dite kanë mbetur në trajtën e gërmadhave kombinate, uzina e fabrika…
A do të përsërisë të njejtën strategji qeverisëse Kryeministri që thërret për tu ricikluar në krye të qeverisjes edhe për një mandat të tretë? Kjo mbetet për tu parë në vijimësi, por fakt i prekshëm deri tani mbetet ai që pas kthimit nga Turqia, së bashku me 192 mijë vaksina kineze dhe marrëveshjen për 1.2 milionë doza në total, kryeministri Edi Rama theksoi publikisht se kanë nisur bisedimet për hapjen në Shqipëri të fabrikës së prodhimit të vaksinave kineze.
“Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e një teknologjie të lartë, nga një kompani farmaceutike ndër më të mëdhatë në botë, që bën edhe distribucionin e vaksinës “Sinovac” Kjo fabrikë prodhuese do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Shqipëri, do të jetë një pikë referimi për prodhime të cilësinë më të lartë”, u shpreh në ligjëratë të drejtë Rama nga aeroporti “Nënë Tereza” i  Rinasit, duke ekspozuar triumfues kartonat me vaksinat “Made in China”.
Vaksinat e  përjashtuara muaj më parë po nga i njejti personazh, e të cilave qeveria e drejtuar prej tij u hapi rrugë sjelljeje nëpërmjet dy akteve normative pak ditë më parë, duke rrëzuar të gjithë pohimet e bëra deri atëherë se do ti qendronte besnik BE-së e Perëndimit antikomunist edhe përsa i takonte blerjes së dozave të vaksinës anti-“COVID”. \ /Arberianews.net

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 3 =