Home / Aktualitet / Kërcënonte me kanun, këngë me çifteli dhe video fyese policinë italiane, bie në pranga ‘Mirko Floriri’

Kërcënonte me kanun, këngë me çifteli dhe video fyese policinë italiane, bie në pranga ‘Mirko Floriri’

Mirko Rosa, i njohur me nofkën si “Mirko Floriri” ka rënë në prangat e policisë. Ish-sipërmarrësi i cili ishte dënuar shumë herë, sfidonte policinë italiane që ta arrestonin duke i kërcënuar me kanun përmes videove të postuara në aplikacionin ‘TikTok’.

“Mos i harxhoni paratë tuaja, nuk do të më kapni kurrë“, shkruante ai. Ai u arrestua në Zvicër, pas një urdhri arresti evropian të lëshuar më 21 janar të këtij viti, ku strehohej për t’i shpëtuar dënimit me 6 vjet burg për një sërë veprash të rënda penale.

Mirko Rosa ra në grackën e hetuesve. Sapo mbërriti drita jeshile nga autoriteti gjyqësor, karabinierët e Vareses lajmëruan kolegët e policisë kantonale Mendrisio për ta arrestuar.
Sipërmarrësi në sektorin e tregtisë së arit, duhet të vuaj një dënim të mbetur me mbi 6 vite burg për një sërë krimesh: mashtrim, abuzim në familje, dëmtim personal, vrasje të kafshëve, pastrim parash, botim arbitrar i akteve të procedurave penale, simulim i një krimi dhe fyerje ndaj një zyrtari publik.

Vetëm disa ditë më parë, u arrestua shoferi dhe truproja i tij, Jhony Gentian Lohja, një shqiptar me shumë krime që përfundoi në pranga për pjesëmarrjen në shit-blerjen e një pistolete me një numër regjistri të fshirë.
I bindur se ishte në gjendje t’i shpëtonte arrestimit, ai publikonte vazhdimisht video në rrjetin social “TikTok” në të cilat kërcënonte policinë me kanun (termin shqiptar për hakmarrje).
Ai publikonte video fyese ndaj policisë, ku shfaqej dhe me tatuazh me shqiponjën dhe muzikë popullore shqiptare me çifteli.

Sapo u arratis jashtë vendit, Rosa u përpoq t’i bënte karabinierët të besonin se ishin në vende të tjera nga vendet ku ishte me të vërtetë.
“Jemi në Melburn, Australi”, tha ai në Tik Tok, mirëpo kjo video u xhirua në Danimarkë. Karabinierët gjithashtu shikuan dhe shënuan fjalitë e sfidave të hedhura ndaj tyre, në veçanti ato që i përkasin Kanunit, kodit shqiptar të nderit. Tani Rosa është burgosur në La Farera, burgu i Luganos, në pritje të ekstradimit.

(S.D/Faxweb.al)

Check Also

Gazetari tregon kush është qarku me kriminalitetin më të lartë në vend

Gazetari i Elton Qyno teksa dha detaje të reja nga vrasja e 3 marsit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 6 =