Home / Aktualitet / Keq e më keq janë punët!

Keq e më keq janë punët!

Nga Grid Rroji-

Ne shqiptarët kemi katër zgjidhje të mundshme në këtë periudhë “Shndërrimi të Madh”: (1) Të vazhdojmë në këtë kënetë ku do shndërrohemi në qenie llumi, do zhdukemi si shqiptarë e do shndërrohemi në diçka tjetër, ca andej e ca këtej. Kombet nuk janë të përjetshme, ato shndërrohen sipas situatave historike. Kombet lindin dhe vdesin. Ne jemi rrugës për vdekje dhe rikrijim në formë tjetër. Me gjasë një komb njëfetar; (2) të presim që t’a bëjnë vendin të huajt të cilët kanë interesat e tyre dhe të zhbëhemi si shqiptarë e të bëhemi protektorat haptazi, se edhe tani thuajse aty jemi. Bankën qendrore e kontrollojnë të huajt, borxhi deri në fyt dhe në rritje, ekonomia inekzistente dhe e rrënuar. Për më tepër që protektoratin e butë e preferon edhe Paria; (3) të hidhemi në revolucion kundër të gjithëve këtyre hajnave e bastardave të Parisë, i cili mbart rrezikun e paparashikueshmërisë dhe të shkatërrimit e gjakderdhjes. Plus që edhe po të na dilnin llogaritë, revolucionet i bëjnë njerëzit e lirë në mendje e nuk bëhen dot me skllevër siç janë sot shqiptarët; (4) të bëhemi bashkë pa dallime origjine, partiake a cilësdo sfere tjetër, nën drejtimin e të rinjve, dhe tua marrim frenat e shtetit këtyre, ti detyrojmë të dalin përgjithmonë nga politika, përndryshe u ikën koka bashkë me familjet, por le të mbajnë një pjesë të pasurisë. Kjo kërkon vullnet të fortë të një grupi, deri edhe për të vdekur pa bërë kompromise me këta plehrat e llumit të kombit, dhe për tu sakrifikuar në këmbim të së mirës kombëtare. Cila gjykoni se është zgjidhja më e mirë e mundshme? Unë them e katërta pa asnjë dyshim! A kemi njerëz? Unë kam qenë i bindur se po, veçse duhet dalë nga qerthulli i mendësisë së llumit. Konstatoj se mund të kem qenë tejet optimist në atë parashikim. Ndaj dhe sot them se ka mundësi, potencial, por me çfarë duket se po lind si “e re” nuk shoh askënd që të ketë idetë e duhura, vullnetin apo njerëzit e duhur. Politika e këtyre nuk është sport është përballje, pra nuk është çështje votash por çështje vullneti, që në gjuhën popullore përkufizohet me fjalinë ” do bythë kjo punë”. Po i tregove njerëzve se ke bythë votat vijojnë në mos sot nesër. E me ato vota duhet shndërruar sistemi dhe paskëtaj duhet dorëzuar pushteti tek të rinjtë.
Mirëpo gjithçka që lind brenda Parisë mbart ADN-në e bastarduar të saj dhe kontrollohen nga fije të dukshme e të padukshme. Askush nuk e kupton e nuk dëshiron t’a përqafojë zgjidhjen e duhur. I largohen kombit si djalli temjanit.Edhe ata që e shpallin veten kombëtaristë kanë për bazë zgjidhje të diskredituara që nga 1945a.

Ndaj dhe gjykoj se asgjë e re nuk duket në horizont dhe siç ka kënduar dikur Adriano Çelentano “keq shumë janë punët”(La situazione non è buona”.

Por unë nuk kam ndërmend me u marrë me manovrat e tyre, e as me politikë. Por si njohës e studiues më vjen keq për atdheun e vetëm që kemi. Fatkeqsisht, të gjitha parashikimet po dalin.
Por shqiptarët e kanë mendjen tek lloto sporti apo kush do bëhet deputet që të përfitojmë ndonjë gjë. Medet për ne!

Check Also

Paloka hedh poshtë zërat se do të jetë drejtues politik në qarkun e Durrësit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli në një lidhje live për Fax News për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + nine =