Home / Editorial / Këpucët, (kontrast), kronikë e zezë

Këpucët, (kontrast), kronikë e zezë

Nga bujar xhaferi
    Ne nje nga kronikat televizive te top-chanel,( nder ato kronika qe pasqyrojne shkelqimin e shembelltyres  se sotme njerezore ,( gjithmone ne siperfaqen e saj,), persosjen e lekures  se dykembshave, sic I quante dikur Aristoteli imazhet njerzore me mendje te dobet, pashe  shfaqjen e nje “dykembshi” te ri (  qe sic u shpreh qe ne fillim te intervistes ishte ne  prag te nderkalljes se tij ne trupen e shpifur politike).  Kjo ishte ne radhen e atyre kronikave te shumta qe zaptojne gjithe kohen e cmuar televizive te paguar shume shtrenjte, te cilatë–flasin parreshtur per persosjen e shembelltyres apo te imazhit te dykembshave, qe  reflektojne mbi cdo qime apo pore  apo qelize qe ndodhet e ndricon ne ne siperfaqen njerezore ,( pa “cenuar” asgje ne brendesi te saj….;} E keshteu kjo  “ moderatore”, me buze te fryra per shkak te  materialit estitike te nderfutur ne cipen e buzeve te saj, po “moderonte” dykembshin ne fjale, nje pinjoll i atyre qe quhen familje aristokrate apo oligarke, nje tip tek i cili nje sy normal, nuk shquante assgje te vecante , apo kurgje qe mund te aludoje per ndonje prirje krijimi, apo tik arti, apo  ta supozoje si  nje talent nga shkenca e ndertimit apo gjeologjise,…. Vetem nje sy I specalizuar politikani , apo analisti, apo blogisti, mund  te dallonte tek ai tipare terheqese, apo romantike , apo filmike , apo prej personazhi kronikash e ekranesh….tema e kronikes , apo e blogut , apo me mire te themi e gallates televizive ishte koleksioni I kepuceve te te personazhit “vip” nga nje familje “aristokratike” , apo  oligarke , me nje  mbiemer tipik te zonave rurale jug lindore te hapsires prej corrovodes deri ne ne Devoll apo me tej akoma deri ne plase e bulgarec; individi  me floke te ndritshem dhe gjuhe te ngathet qe I rreshqiste  ngadale,  me mbiemer hysenbelliu, hasanbelliu, apo dicka kesisoj i rrefente blogeres qindra lloj kepucesh ,, rafte e dollape me kepuce me disenjo e ngjyra gjithfare , te markave te ndryshme me taka te larta, te ulta, thundra, me pamje opinge apo patkoi, nje thundrore, dythundrore, tipi shkelmdisk, hark, kepuce basketi, kepuce mali,( stylish shoes,) kepuce tenisi, kepuce penisi… ( me falni per reshqitjen e gjuhes….!).., me nje pamje te ngjethur nga ankthi ai permbushte nevojen e ngutshme per te marre miratimin apo adhurimin  apo admirimin e blogeres qe rrotullonte ngadale pelvikun  dhe buzet e saj te ejntura  per shkak te materialit  estetik te injektuar ne nenlekure ….
   Nderkaq mendja me shkoi tek kepucet e mia njestinore dhe  te  vjeteruara   per shkak te  spostimit tim   te herepashershem nga lagja historike  e Yzberishtit, ku valviten flamuret e lali Erit , (ku jetoj me qira,) drejt qendres se Tiranes  per punera te  lidhura dosdoshmerisht me  procesin e hidhur te shvendosjes, si contrast I ketij lluksi kepucesh , I ketij koleksioni te gjere prej me shume se treqind apo kater qind pale papuces , botesh, kembembeshtjellese, cizmesh te zeza ,te   bardha, bardhe e zi, mozaikale, seksuale, romantike , shkelmdhenese, qe per shkak te absurdit , te modes dhe ankandeve me siguri e shkaperxenin vleren e pese apartamenteve ne bllokun e Hoxhes …po kush e krijoji ket monster , ket kukull-shkerdhate, me ze te ploget prej demiseksuali ,?
   , ,- eshte ky nje ekstravert qe e ka marre bacilin e ketij sindromi  “aristokratesh “pre kolektori apo grumbulluesi kepucesh, nga viset e largeta rurale te Skraparit, te domosdoves, nga rrepirat malore te Tepelenes, te Plases , apo Dardhes  nga ku vijne familjet e sotme te seres se larte,  apo oligarket, sic thone kronikat? ! Apo eshte modeli me kepuce te bukura, te nderrueshme , me fantazi panromantiku, per te cilin presidenti yne sportiv mund te sajoj nje decorate dinjitoze me rastin e “Dites se shenjte” te mbrojtjes se individeve me orientim te larmishem seksual?
    Nderkaq qe  qindara e mijra kembe shqiptaresh vertiten poshte e larte pothuajse te zbathura , ne perpjekjen e mundimshme per te evituar guralecet e mprehte qe bien parreshtur si product i  te gjitha llojeve te luftave te sotme: , te ngrohta dhe te ftohta, pozite -,opozite  orient –oxident, kristjan-mysliman…..  ja tek shfaqet  kjo kronike e kesaj ekspozite kepucesh te panumerta, dhe ky psikoblog  qe ndoshta do ti sherbeje pinjollit te mesiperm si prerekuizite e nje ambasadori apo emisari diplomatic te ardhshem ,  si perfaqsues i natyrshem i shtetit shqiptar  dhe i zyres se tij idiote…
      Menyra si e  kishte ekspozuar kete koleksion absurd  kepucesh personazhi I keti psikoblogu panromantik, larmia , shumllojshmeria, etiketat  firmato te shenuara poshte rafteve , pamja krenare me te cilen I spjegonte “moderators”zeri i mbytur i tij prej  perkedheljeve qe merrte nga dashnori  – fantazem “vetvete” , dukej sikur ishte pushtuar nga makthi I abandonimit apo I braktisjes, dhe me kujtoi per nje mend , ekspoziten “kemba” te piktorit te dikurshem Edi Rama si nje analogji e kundert e ketij luksi absurd industrial te koleksionuar nga nje I semure psikik te cilit I kishin rene nga qielli para te tepruara nga korrupsioni familiar,.  Them analogji e kundert totalisht pasi ne ekspoziten  “kemba “qe po permend qarkullonte nga njera tablo tek tek tjetra   nje kembe e zbathur , e madhe  e here here e vrare apo e plagosur,( sigurisht e pangjashme  me kemben delicate te paternalistit te quajtur ndryshe “lali Eri”) , ,nje kembe  e dashur , gjithsesi e forte , e pa trembur per te hedhur hapin  e sigurte drejt udhetimeve te gjata e te rrezikshme…, kemba e zbathur e , e vrare e zmadhuar , e piktorit dikurshem Edi Rama- dhe kjo kronike kepucesh luksi , te ndryshme shumngjyreshe , patetike, seksuale…  kepuce luksoze , dembele, qe do te shkurajonte kedo per te hedhur hapin e vogel, hapin e pare , qe sic do te thoshte filozofi i lashte Konfuc eshte I domosdoshem per te nderrmare nje udhetim te gjate,..!- Cfar absurdi  ! Mund ti imagjinoje te dyja si fobi te varferise apo luksit, ose si antifobi te tyre, po dukej e pamundur te percaktoje se cilili ishte sindrom i njerit dhe cili ishte I tjetrit…

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =