Dhimbja e fytit mund të jetë shenjë e parë e ftohjes, një efekt anësor i tendosjes së kordave zanore ose tregues i diçkaje më serioze. Pavarësisht shkaktarit, shqetësimi i parë i juaji kur ju dhemb fyti është si ta lehtësoni atë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Mjaltë: Kura më e mirë natyrale për dhimbjet e fytit është padyshim mjalti. Ai posedon veti antimikrobiale që ju ndihmojnë ta rimerrni veten menjëherë.
Supa e pulës: Një kurë e lashtë që vazhdon t’i rezistojë kohës. Supa e pulës është kura më e mirë natyrale kundër ftohjes, gripit dhe virozëve të dimrit. Ajo është padyshim shumë e mirë edhe për lehtësimin e dhimbjeve të fytit falë vetive antiinflamatore të sodiumit tek lëngu i mishit. Me anë të saj do të mund të merrni lëndët ushqyese që ju nevojiten për të luftuar infeksionet.