Home / Aktualitet / Këngëtari i madh italian mesazh gazetares shqiptare: “Do të vijë koha që të këndojmë këngën “Felicita”

Këngëtari i madh italian mesazh gazetares shqiptare: “Do të vijë koha që të këndojmë këngën “Felicita”

Al Bano Carrisi i ka dërguar një mesazh falenderimi gazetares Luka.
Këtë e ka bërë të ditur vetë gazetarja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Në postim, Luka ka vendosur videon e Al Bano, duke e shoqëruar me përkthimin e fjalëve që ky i fundit ka thënë.

Në mesazhin e tij, Al Bano thekson se ky veprim do të forcojë më shumë miqësinë mes dy popujve, ndërsa shton se do vijë çasti kur ky koronavirus i mallkuar do të mundet.

Ja postimi i plotë: 

Fjala e Al Banos ne vidion pershendetese.
E dashur mikja ime Zenepe. Dua që të bësh në këtë rast rolin e korrespondentes! Për të thënë se gjesti që ka bërë Shqipëria kundrejt Italisë është me të vërtetë jashtëzakonisht interesant. Edhe i paharrueshëm nga ana humane! Ky gjest do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë! Do të forcojë akoma më shumë nga ana kulturore edhe njerëzore, këtë lidhje kaq të fortë që ekziston midis këtyre dy popujve! Edhe do të vijë ai moment kur këtij virusi të mallkuar do t’i vijë fundi.Edhe do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar që po shkatërron gjysmën e botës. Është me të vërtetë në një farë mënyre një Luftë e Tretë Botërore, që ne duhet ta fitojmë. Unë i sugjeroj popullit shqiptar të qëndrojë në shtëpi. Sa më shumë ne të qëndrojmë në shtëpi, aq më të mëdha janë shanset që ky virus të qëndrojë jashtë shtëpive edhe jetëve tona. Jam shumë i bindur që këtij virusi do t’i vijë fundi edhe do të vijë koha që të këndojmë edhe këngën “Felicita”, përse jo. Një përqafim popullit shqiptar, edhe ty Zenepe”

Grazie mile, caro amico degli albanesi, grande cantante Al Bano Carrisi. Tuo padre, Carmelo Carrisi e tu che hai anche la cittadinanza albanese, siamo tutti insieme nel bene e in difficoltà; caro amico Al Bano Carrrisi

Check Also

Mjekja Kuli: Kujdes! Fëmijët shfaqin simptomat deri pas …

Familjet të cilat kanë një anëtar pozitiv me covid,  duhet të bëjnë shumë kujdes me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + nine =